Bardhi: Rritja e pensioneve zotim i PD-së, do bëhet me çdo çmim dhe kosto

13 Nëntor, 17:18| Përditesimi: 13 Nëntor, 17:21

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, risolli në vëmendje propozimin e tij ligjor të muajit mars të këtij viti për rritjen e pensioneve.

Në propozimin e tij, synohej që të garantohej brenda vitit të parë një pension minimal jo më i ulët se 200 euro dhe që rritet çdo vit në mënyrë progresive duke siguruar që pensioni minimal të shkojë jo më pak se 300 euro brenda një afati të arsyeshëm.

Bardhi shkruan se rritja e pensioneve duhet të bëhet me çdo çmim dhe me çdo kosto dhe duhet të jetë zotim absolut i Partisë Demokratike.

“Rritja e pensioneve është premtim-mashtrim i çdo fushate të Edi Ramës, që ripërsërit veten sa herë i duhet votat dhe tallet prej 12 vitesh me shtresën që meriton më shumë respekt”- shkruan Bardhi.

Sipas Bardhit, rritja e pensionit minimal sjell në mënyrë progresive rritjen e masës së pensionit për çdo pensionist.

“Askush nuk meriton më shumë respekt për sakrificën dhe punën e tyre sesa pensionistët tanë”- shkruan Bardhi.

Propozimi i PD për rritjen e pensioneve

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?