Policia e Shtetit

Sondazhi/ 2/3 e shqiptarëve të rritur, vlerësimi pozitiv për punën e Policisë

2 Tetor 2023, 10:29| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 11:17

  • Share

Gjatë periudhës 2018-2020, Instituti AGENDA zhvilloi barometrin e opinionit për punën e Policisë së Shtetit, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Barometri po rifillohet përsëri nga Insituti Agenda me sondazhin e realizuar më 1-2 tetor, në serinë e sondazheve periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Gjetjet dhe metodologjia e këtij sondazhi vijojnë më poshtë.

GJETJET E SONDAZHIT

-Plot 2/3 e shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi – 56.6% pozitiv dhe 10.3% anojnë pozitiv (shihni Tabelën 1).

-Treçereku i shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni Tabelën 2).

-Treçereku i shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) e ndiejnë praninë e policisë në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 3).

-Pothuaj 2/3 e shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 4).

-Mbi 79% e shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni Tabelën 5).

-Treçereku i shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë rrugore ka ndikuar për parandalim të shkeljeve të kodit rrugor (shihni Tabelën 6).

SHËNIME METODOLOGJIKE

-Pyetësori tip i hartuar në bashkëpunimin e mëparshëm me SCPA u përdor edhe për këtë sondazh të serisë së re të Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit.

-U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.

-U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.

-Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish.

-Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.1%.

-Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic #: 04/10/2023 17:01

    Nga këta që kanë votuar, të dalë njëri që i është vjedhur shtëpia apo makina dhe policia ja ka gjetur! Policia është veçse një grup stërmadh i organizuar kriminal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?