Lulzim Basha

Politikë

Basha: 17 vjeç lidha besë me Berishën, por jo për të shkallmuar sakrificën e demokratëve, për të mbrojtur njëri-tjetrin! Etiketimet ndaj meje kanë shtangur gjithkënd

14 Nëntor 2021, 17:42| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 17:48

  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është rikthyer edhe njëherë marrëdhënies, tashmë të prishur, mes tij dhe Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Basha shkruan se  ka qenë 17 vjeç kur i ka dhënë dorën për herë të parë Berishës dhe se ishte angazhuar për përkushtim pa kushte për PD. Ai thekson se me Berishën nuk ka patur kurrë marrëveshje e as besë mes tyre për 'shkelmuar sakrificnën e demokratëve' për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse cenoheshin interesat personale. Për kritikat dhe etiketimet që Berisha i ka bërë atij që kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, Basha tha se kanë shtangur gjithkënd.

"Të vetmen besë që kam lidhur me Sali Berishën, që ditën e parë që i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit kur kam qenë vetëm 17 vjeç, ishte për angazhimin dhe përkushtimin tim pa asnjë kusht për demokracinë, për Partinë Demokratike, për demokratët, për Shqipërinë. E njëjta besë ka qenë edhe në 2005, kur u angazhova me gjithë forcat e mia për fitoren e Partisë Demokratike, e më pas për përmbushjen e projekteve që ndryshuan njëherë e përgjithmonë Shqipërinë, të cilat i rikthyen dinjitetin shqiptarëve. Kurrë nuk ka pasur marrëveshje e as besë mes meje dhe Sali Berishës, që të shkelmonim sakrificën e demokratëve, për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse cenoheshin interesat personale. Që pas 9 shtatorit gjithkush është shtangur nga etiketimet që Sali Berisha ka bërë ndaj meje", shkruan Basha.

Megjithatë, Basha thekson se nuk ka ndërmend të shkelë mbi vitet e bashkëpunimit me Berishën.

"Natyrisht unë nuk kam ndërmend të shkel mbi vitet e bashkëpunimit me të, në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Besa ime është për ta dhe për çdo demokrat, siç ka qenë ditën e parë", përfundon kryedemokrati.

Marrëdhënia mes Berishës dhe Bashës u kris pasi kreu i PD e përjashtoi atë nga grupi parlamentar, pasi SHBA kishte bërë të qartë se ish-kryeministri nuk duhej të ishte në parlament. Berisha e konsideroi 'goditje' veprimin e Bashës, ndërsa nisi edhe një tur takimesh me bazën demokrate me qëllimin e mbledhjes së 1800 firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, për të ndryshuar statutin e partisë dhe për të larguar Bashën nga posti i kryetarit.

Ai ka deklaruar se ka marrë 4200 firma, por fakti se ato janë mbyllur në kasafortën e Edi Palokës, për PD zyrtare është tregues se nuk ka mundur të marrë as 1/4 e atyre që i duheshin.

Komento

Komente

  • Iris: 15/11/2021 01:26

    Po Berisha me ate mendje hyri dhe vazhdoi ne politike.Ne fillim i dha besen Ramiz Alise,pastaj besen e lidhi me prokurore e gjykates.Ai do t'i mbronte ata,ata do te mbronin ate.Te njejten pakt ka bere dhe me Meten,Mediun etj.Interesat personale jane ato qe mbajne akoma aktiv.Por dhe ti mos u hiq si naiv,se Berisha nuk te zgjodhi kot ne krye te PD,se kishte langoj e sejmene me besnike se ti qe mund t'i vinte ne postin tend.Kot nuk te zgjodhi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?