TIRANË- Në korridoret e Partisë Demokratike, kanë nisur të diskutohen emrat e parë të drejtuesve politikë në qarqe, një fazë kjo që e djathta e nis teksa mbylli një proces zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë për garën parlamentare të 25 prillit. Pas 7 viteve në opozitë, Partisë Demokratike duket se do t’i duhet kohë të bëjë kalkulimet e duhura për qarqet që ofrojnë përballje të fortë. Por, ajo që bie në sy, është se lideri demokrat, Lulzim Basha, mund të lërë Tiranën, duke shmangur një përballjen me Erion Veliajn, që si ish-kryebashkiak i kryeqytetit për 4 vite, moralisht duhet të merrte në dorë drejtimin politik të qarkut, që kryeministri Rama ia ka besuar pikërisht Veliajt.
Burime brenda selisë blu, thanë për Report Tv, se Lulzim Basha flitet të drejtojë qarkun e Elbasanit, ku u zgjodh deputet në vitin 2009.
Prej ditësh emrat e mundshëm për drejtimin e fushatës elektorale në 12 qarqet e vendit, kanë zënë pjesën më të madhe të diskutimeve në PD, por ende vendimi nuk është marrë zyrtar.
Suprizë janë edhe diskutimet për Qarkun e Shkodrës, ku demokratët mund të vendosin në krye të drejtimit politik ish Kryeministrin Sali Berisha, megjithatë vendimi duket i vështirë, pasi historikisht ish lideri demokrat ka kandiduar në Kavajë. Kjo lëvizje vjen në një moment kur bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë, Jozefina Topalli do të garojë në zgjedhje me një lëvizje të re politike.
Në Durrës, përballë kryeministrit Edi Rama ku pritet të jetë edhe beteja më e ashpër, demokratët pritet të caktojnë drejtues politik Oerd Bylykbashin që udhëhoqi diskutimet e opozitës në tryezën politike për reformën zgjedhore, por përflitet edhe emri i Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Në Tiranë, përballë Spiropalit, Bushatit dhe Veliajt diskutohet të vendosen Grida Duma, Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Drejtuesit e mundshëm të qarqeve në PD
Elbasan-Lulzim Basha
Shkodër- Sali Berisha
Lezhë- Alfred Rushaj
Kukës- Edi Paloka
Dibër- Dhurata Çupi
Korçë- Edmond Spaho
Gjirokastër- Genc Pollo
Durrës - Oerd Bylykbashi
Tiranë- Gazmend Bardhi Grida Duma, Aldo Bumci, Flamur Noka
Vlorë- Bujar Leskaj
Berat-Tomorr Alizoti
Fier- Enkelejd Alibeaj
Megjithatë, kryedemokrati Lulzim Basha ende nuk e ka marrë një vendim final dhe gjithçka mund të rikonfigurohet në varësi të llogarive për sa më shumë mandate. Vetë Basha ka deklaruar se emrat do të bëhen publikë zyrtarisht nga selia blu sapo të merret vendimi.
Do vej ne Elbasan se i ha shume bugacet ky dylberi i PD-se!!!!
PërgjigjuTe ben mire Elbasani te hap farfallen pyt Gaz Bardhin se ka eksperience nga Kavaja.
PërgjigjuBasha ka qejf Elbasanin se i bohet sherbim special i lirojme damaret i hapim shalet e ngjitme etj etj
PërgjigjuBerisha ne Shkoder? Mos na fymi inteligjencen. Tipin e piram9dave, 97-es, Gerdecit dhe 4 vrasjeve ne bulevard?! Lajm i rreme ose vendim hajvan. 1 nga 2
PërgjigjuDo qe ta djege edhe nje here Shkodren pas djegjeve qe i ka bere ne 1990; 1991; 1997 dhe 1998!! As turku s`e ka djeg Shkodren sa e ka djeg Salehu me plehrat e tij!!
do shkoj basha ne Elbasan sepse i ka ber lala gati rruget e qytetit vetm krevati per bukuroshen e fjetur mungon
PërgjigjuE Birish, pse nuk drejtove fushaten ne Tropoje? Apo te shqyejn Milicen aty?
PërgjigjuNuk guzon or ti me shkue ne Tropojë se e rjepin ai flet vetem prej tiranet se aty asht i sigurt