Basha: Nuk është tërheqje për rehati personale! PD e të ardhmes ta bëjmë bashkë! Dorëheqja ime i hap rrugë një analize të thellë

21 Mars 2022, 17:32| Përditesimi: 21 Mars 2022, 17:53

  • Share

Lulzim Basha tha se dorëheqja e tij  do i hap rrugë ripërtëritjes së PD për t'u bërë më e fortë dhe një analize të brendshme dhe më pas do të organizohet një proces zgjedhor të lirë dhe transparent nga baze deri te lidershipi.

 "Për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët. Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karriken e kryetarit.  Ndaj dua sot ti them kujtdo që ka besuar dhe beson se PD duhet të shohë drejt të ardhmes, se unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do jem zëri juaj, nuk do ta braktis kurrë sakrificën tuaj, nuk do lodhem kurrë për t’u shprehur mirënjohjen, për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj, dhe me vendosmëri do bëj gjithçka, që ato të mos shkojnë dëm, por ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj. Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj, duke u përkushtuar me mish e me shpirt per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standarteve tona si demokratë.Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet Partia Demokratike dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.   Shqipëria meriton dhe do të ketë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve, në krah të interesit qytetar dhe kombëtar dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per tu përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit, për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë. Me mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar e qëndrojnë për një PD të vlerave kombëtare, qytetare dhe Euro-Atlantike, dua të siguroj të gjithë demokratët, simpatizantët, mbështetësit, dhe votuesit tanë se këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në mendjet dhe zemrat e demokratëve.Me vendosmërinë e pathyeshme për të vazhduar betejën me dhe për demokratët, me dhe për Partinë Demokratike, si e vetmja shpresë për shqiptarët, për të mundur të keqen dhe për të ardhmen e Shqipërisë", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Lulzim Basha dorëhiqet si kryetar i PD: Bëj hap pas, por do punoj për ringritjen e partisë! Fillimisht analizë e brendshme dhe më pas organizojmë zgjedhjet nga baza deri te lidershipi


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?