Politikë

Basha feston ditëlindjen, të rinjtë e FRPD i dhurojnë tortë në formë shahu! Kryedemokrati 'pret' kokën e mbretit

12 Qershor 2021, 17:16| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 17:50

  • Share

Për kryedemokratin, Lulzim Basha sot është një ditë e veçantë. Basha feston sot 47 vjetorin e ditëlindjes, një ditë para zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike.

Basha është surprizuar nga të rinjtë e FRPD-së të cilët i kanë dhuruar një tortë në formën e tabelës së shahut. Të rinjtë e pritën kryetarin e PD jashtë selisë blu. Ndërkaq, Basha ka zgjedhur të 'presë' kokën e mbretit të zi që ishte mbi tortë.

"Faleminderit nga zemra për këtë surprizë. Prania juaj është dhurata më e bukur", shkruan Basha.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?