TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në takim delegacionin e KiE. Pas takimit Basha u shpreh se rruga e daljes nga kriza kalon nga garantimi i votës që qytetarët të zgjidhin sa më shpejt qeverinë vendore dhe lokale sa më shpejt, duke vënë sërish theksin tek zgjedhjet e parakohshme.
Basha u shpreh se se Shqipëria e ka jetike mbështetjen nga partnerët dhe miqtë në një kohë që ndodhet në një krizë të thellë pasi krimi e korrupsioni të lidhura me politikën po gryejnë themelet e shoqërisë.
"Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendit tonë.
Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.
Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt", shkruan Basha.
Postimi i plote i Lulzim Bashes
Më herët kreu i opozitës u takua me presidentin e PE David Sassoli si dhe ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Vdiq per kreminister karabushi Lulush do behesh do behesh o derdimen kur te na ngrehet be
Përgjigju