Kisha një fije besimi se nuk do të ndodhte, por ndodhi. Lulzim Basha iu dorëzua vullnetit të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ai njoftoi sot se nuk do të ketë bisedime dhe marrëveshje me Ramën.
Zgjidhja e krizës është vetëm largimi i tij. Opozita do të rifillojë protestat, ndoshta edhe më të dhunshme. Këtë skenar Basha e kishte në dorë, por e dorëzoi para zgjedhjeve kur PD dhe LSI u kërcënuan nga Departamenti i Shtetit të futen në listën e organizatave të dhunshme.
Sot Basha kërcënoi se, ashtu siç hyri Rama me dhunë në institucione(duke iu referuar zgjedhjeve lokale), mund të hyjë edhe populli me dhunë në kryeministri. Ja hyri. Ja dhe e dogji. Po pastaj?
Ndërsa pritej(apo më saktë duhej bërë), që PD të hartonte një paketë kërkesash, apo një platformë të qartë për një reformim të thellë të sistemit politik, për ti rezistuar dekadave të ardhmshme, Basha iu dorëzua rrugës radikale, të mbrojtur nga Meta dhe Berisha të cilët, menjëherë pas zgjedhjeve, më shumë se Ramës iu kundërvunë reformës apo “Ramaformës” në drejtësi.
Tashmë basti i Bashës është shumë i qartë. Ai, ose duhet ta rrëzojë Ramën, me çdo mënyrë, ose të dorëzojë zyrën ne PD, pa pritur zgjedhjet e radhës.
Basha eshte pjerdhur me kohe
Përgjigju