Kreu i PD, Lulzim Basha

Politikë

Basha i përgjigjet Berishës: Për dosjen 'Toyota Yaris' më akuzoi dhe Rama një javë më parë, sa poshtë bie çdo ditë

23 Nëntor 2021, 20:18| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 20:34

  • Share

1637695377_Basha1.JPG

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha i cili tha se kreu i PD është i përfshirë në çështjen e ‘Toyota Yaris’. Basha thotë se akuzat e Berishës janë trillime dhe sulme identike si ato të Edi Ramës. Kryedemokrati thekson se asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale të askujt.

Reagimi i plotë i Bashës
Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Burreli: Përgjigju a i ndave apo jo paratë me Ballën? Basha: Për dosjen 'Toyota Yaris' më akuzoi dhe Rama një javë më parë, sa poshtë bie çdo ditë


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?