Politikë

Basha takim me krerët e degëve, jep porositë: Evidentoni çdo parregullsi në zgjedhje, do analizojmë nëse kandidatët bënë fushatë për vete apo edhe për PD

3 Maj 2021, 19:06| Përditesimi: 4 Maj 2021, 21:31

  • Share

Ka zgjatur rreth një orë takimi në selinë blu mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe krerëve të degëve të PD-së. Burime bëjnë me dije se në takim u diskutua rreth problematikave të hasura në zgjedhjet e 25 prillit, ku Basha ka porositur krerët e degëve që të evidentojnë çdo parregullsi që ka patur gjatë procesit si dhe të mbajnë të karikuara strukturat. Pavarësisht se shumë demokratë ia kanë faturuar atij humbjen e PD në zgjedhje, Basha duket se nuk i njeh asnjë përgjegjësi vetes, ndërsa  ka theksuar në mbledhje se do të bëhet një analizë nëse kandidatët për deputetë kanë punuar vetëm për emrin e tyre apo edhe për partinë.

Ndryshe nga një pjesë e demokratëve të zëmëruar dhe zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme, të Lulzim Bashës në zgjedhje ku i kërkojnë largimin nga drejtimi i PD, në takimin krerët e degëve nuk e kanë kërkuar këtë gjë, madje sipas burimeve ato nuk dëshirojnë një largim të Bashës në këto momente pasi në korrik do të mbahen zgjedhjet brenda PD.

PD doli forcë e dytë në zgjedhjet e 25 prillit, por prej disa ditësh tashmë, ata kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka manipuluar procesin dhe se ka përdorur edhe institucionet shtetërore.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Basha zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Ursula Gacek dhe më pas me Ambasadorin Italian, Fabricio Buci. Fokusi i takimeve ishin pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor. Në raportin paraprak, OSBE dhe Këshilli i Evropës deklaroi se po rivendoset besimi te zgjedhjet duke theksuar se procesi i votimeve në 25 prill ishte transparent dhe i qetë.

Kujtojmë se humbja e PD në zgjedhje 'trazoi ujërat' brenda kësaj partie, ku shumë demokratë ia faturuan humbjen kryedemokratit Lulzim Basha. Para selisë blu janë zhvilluar protesta nga demokratë të zhgënjyer të cilët kërkojnë jo vetëm largimin e tij, por dhe hapjen e partisë dhe debatit politik brenda saj.

Por Basha iu përgjigj sot shkurt dhe qartë të gjithë kritikëve dhe kërkesës së tyre për dorëheqje ku tha për gazetaren e "Report TV", Danjela Maloku, se “beteja do të vazhdojë deri në fitore”, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka plan të largohet nga drejtimi i PD-së.

Me herët, Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.  Ndër të parët të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Bashës ka qenë anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli, më pas ish-presidenti Bujar Nishani, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri dhe shumë të tjerë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 03/05/2021 23:22

    Une mendoj qe ne Vitin 2030 Basha do i njohi zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Fatmira: 03/05/2021 21:54

    A ka ndonje mundesi te dali ne fund populli ne rruge per here te pare ne histori per ti mbushur mendjen opozites se nuk e voton deri sa te ofroje alternative reale? Dhe pas kessj mos i ndiqni me as mediat as therrisni neper studio se nuk u kemi borxh te ofendojne nje popull qe me mencuri nuk i ndjek me. Le te rrine ne SHQUP me enderra me gjelle pasanikesh

    Përgjigju
  • Prap do humbësh: 03/05/2021 19:53

    Sa të jesh ti do humbësh se të ndjek gjaku i gerdecit, 21 janarit,etj etj! Ky popull duhet të mbeshtese një parti të re me studente dhe njerez të rinj, të papërlyer, vetëm atëherë humb Rama nga dikush qe vjen nga rinia fryma e re, sa të jeni ju si parti dhe keto figurat e vjetra do tju mbetet vetëm një humbje për PD ! Prit se do ta shikosh! Nese amaar group investon Dubai në Durres atëherë ke 0 shanse për fitore. Mbaroj koha rrumpallës!

    Përgjigju
  • AltinTop: 03/05/2021 19:51

    Eshte e qarte qe keto monstra nuk njohin zgjedhje deri diten qe ti fitojne ato... A ka drejtesi per kto Kafshe ne politike??? Keto duan ta bllokojne Shqiperine dhe per 30 vite tjera!

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 03/05/2021 19:35

    Nqs se PD nuk i njeh zgjedhjet atehere te mos pranoje mandatin e deputetit dhe te rrine rrugeve. KQZ nuk duhet ti mandatoje deputetet qe nuk njohin zgjedhjet pa baza te forta juridike sepse ky fenomen po kthehet ne trend nga drejtues partie burracakë. Nqs nuk njeh zgjedhjet nuk ke pse pranon dhe te mirat e mandatit

    Përgjigju
  • Sifi: 03/05/2021 19:24

    Nese vendoset, qe PD pa prova te medha nuk do te njohe zgjdhjet ,te largohet si parti politike ,per vet faktin se 30 vjet kur ka humbur eshte u njejti avaz .Demokracia ka ne themel voten ,por ajo kerkon konfliktin .Populli gjykon dhe vendos

    Përgjigju
  • Skenderbey: 03/05/2021 19:21

    Une them te rrish ne Bulevard edhe per 4 Vietet e tjera.

    Përgjigju
  • FlasimLlogjike: 03/05/2021 18:21

    Ore seriozisht keto nuk duhet te mandatohen si parti! si ka mundesi qe sa here humb ky nuk pranon fajin dhe viktimizohet. A ishte ky qe bertiste 1 ore pas votimeve qe populli votoj masivisht dhe votat jane ne kuti. Perfundimisht ky basha vetem regres di me bo. Te zhduket nga politika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?