Politikë

Basha mbledh të besuarit: Sqaroni publikun për Berishën! Gjekmarkaj pas mbledhjes: Kryedemokrati s’kishte shteg tjetër përballë SHBA

13 Shtator 2021, 12:27| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 15:15

  • Share

TIRANË- Pasi i shpjegoi strukturave drejtuese arsyet përse mori vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat Sali Berishën, Lulzim Basha kërkon që mesazhi i tij se nuk kishte zgjidhje tjetër, të përcillet edhe në opinionin publik.

Në mbledhjen rreth 1 orë e gjysmë gjatë paradites të së hënës me të besuarit e tij, Enkelejd Alibeajn, Alfred Rushajn, Gazment Bardhin, Tomorr Alizotin, Belind Këllicin, Ervin Salianjin, Jorida Tabakun e Agron Gjekmarkajn Basha u kërkoi të mbajnë peshën kryesore në debatin mediatik për situatën e PD.

Pas takimit, Agron Gjekmarkaj u shpreh se Basha nuk kishte shteg tjetër përballë kërkesës së Departamentit Amerikan të Shtetit.

" S'kishte vendim tjetër, mundësi tjetër Lulzim Basha dhe PD , por vetëm shtegu për të kaluar. Berisha është personalitet i madh në politik, betajet e tij për statut janë të vogla", tha Gjekmarkaj.

Berisha ka deklaruar se nuk do ta pranojë vendimin e kryedemokratit për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Mbetet të shihet nëse deklaratën që duhet të dorëzojë në Kuvend për përkatësinë e tij në Grupin Parlamentar, Berisha do të deklarojë se i përket grupit të PD, duke e shfrytëzuar për t’i përcjellë një tjetër mesazh Bashës se do të refuzojë t’i nënshtrohet vendimit të tij.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se pasdite se Basha do të mbledhje edhe grupin parlamentar. Kjo mbledhje vjen pak orë para seancës parlamentare ku priten që të miratohen strukturat e reja të parlamentit.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 13/09/2021 13:17

    Sa per ironi te fatit deputet qe thote: Nuk kishte SHTEG.. hahah shtegu i dhive...jeni mbledhur nje tufe e madhe te paaftesh aty ne PD, e keni kthyer 25 vjet pas..

    Përgjigju
  • ZHURDULL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/09/2021 12:41

    O lyl dyli mos na prezanto ti kriminelin Salhe se ne e njofim ska nevoj për prezantim o zotni. Po ti je edhe më keqse shefi jot Salhe se ti ke qen zari tij. E tani që ti e shite edhe ti se ke të gjat o lyl dyli. Zoti vonon por kur nuk haron. Gjaku dhe djersa e popullit Shqiptar do shpagohet nga ty e nga të gjith plerat e politikës Shqiptare nga të 4 krahët e politikës anti Shqiptare.

    Përgjigju
  • Ori: 13/09/2021 11:58

    Gjithcka eshte nje loj e kurdisur dhe bejn gjoja u be hataja.Vetem qorrat u besojn dhe i shkojn nga pas....perfshi dhe mediat

    Përgjigju
  • Top: 13/09/2021 10:46

    Dikur ishte nje burre i madh qe thoshte: Edi Rama eshte gati te shese ministrat e tij vetem per te ruajtur karriken. Tani i njejti thote: shitja e Berishes ishte e vetmja rruge per te shpetuar karriken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?