Politikë

Basha me gratë në Tiranë: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë

20 Prill 2021, 13:13| Përditesimi: 20 Prill 2021, 13:41

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Tiranë, ku kanë biseduar rreth problemeve që përballen sot dhe zgjidhjeve që ofron Partia Demokratike.  Basha tha se keqqeverisja dhe dështimet e 8 viteve të fundit më shumë kanë rënduar tek gruaja shqiptare. Sipas kreut të opozitës kjo gjë do të marrë fund më 25 prill.

“Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për t’u larguar nga vatrat e tyre, të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin. Ndaj, vij këtu me zemrën plot, me gëzimin dhe besimin që më falni ju. Me pritjen, me fjalët e ngrohta por edhe me supet e rënduara nga përgjegjësia e asaj që do të thotë, puna e madhe që na pret pas datës 25, pas ndryshimit për të cilin ftoj dhe pres angazhimin e të gjitha grave të Shqipërisë.

Kryedemokrati gjithashtu tha se ndryshimi për qeverinë e re, do të thotë në radhë të parë t’i japet fund diskriminimit, abuzimit, keqpërdorimit dhe lënies mënjanë të gruas shqiptare në çdo fushë. Më tej ai shpjegoi programin e Partisë Demokratike që parashikon për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë. Fëmijët e porsalindur në moshën 5 vjeç do të marrin një çek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, si dhe angazhimi kryesorë është ekonomia, hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe e mirëqenies, gjë që do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve shqiptare.

"Sepse ndryshimi për ne, do të thotë në radhë të parë t’i japim fund diskriminimit, abuzimit, keqpërdorimit dhe lënies mënjanë të gruas shqiptare në çdo fushë. Në rrafshin ekonomik do të thotë të krijojmë mundësi reale për punësimin e grave shqiptare të cilat e vuajnë edhe më shumë plagën e papunësisë sesa pjesa tjetër e shoqërisë. Është i domosdoshëm vendosja e ekuilibrit në institucione, por jo përmes gruas fasadë. Është e domosdoshme që roli vendimmarrës i gruas në politikë, të jetë real dhe thelbësor. Ky është angazhimi ynë, ky është angazhimi im, ky është angazhimi i Partisë Demokratike dhe për këto unë e di, se shumica dërrmuese e grave shqiptare sot janë të vetëdijesuar, e shoh këtë në çdo lloj takimi, në takime të vogla dhe në takime të mëdha si ky, vetëm me zonja apo bashkë të gjithë, që gratë të sytë e tyre kanë shpresën, kanë besimin, kanë energjinë për ndryshimin e pandalshëm që po vjen. Programi ynë e ka në fokus familjen shqiptare dhe duke e pasur në fokus familjen domosdoshmërisht ka zgjidhje reale për shumicën dërrmuese të problemeve me të cilat ballafaqohemi sot, qofshin studente drejt diplomimit që keni pasigurinë se çfarë do të bëni pasi të mbaroni studimet, qofshit sipërmarrëse që jeni si ujët e pakët në një ambient të dominuar nga burrat por jeni heroina të dyfishta, ata janë heronj që kanë rezistuar 8 vjet, nuk e di cilët sipërmarrës në Ballkan apo Europë mund ti rezistonin 8 vjet rritjes së çmimeve të energjisë, të naftës, të rritjes së taksave, monopolizimit, oligarkisë dhe padyshim ju jeni të dyfishta që me kurajon tuaj, me qëndresën tuaj, keni qëndruar e keni bërë të mundur që qindra të tjerë mos të humbin vendin e punës, mos të humbin bukën e gojës për fëmijët e tyre.  20 mijë çifte të tilla do ta kenë katër viteve të para të qeverisjes tonë fëmijët. Fëmijët e porsalindur në moshën pesë vjeç do të marrin një cek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj për muaj sepse shpenzimet e një fëmije që vjen në jetë janë shpenzimet të cilat mbi 60% e çifteve te reja nuk i përballojnë dot dhe ne duhet t’ia japim këtë mundësi dy herë. Pa pikë diskutimi angazhimi ynë kryesorë është ekonomia, është hapja e vendeve të punës, është rritja e pagave dhe e mirëqenies, vetëm kjo do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve tona, vetëm kjo do të rikthejë sigurinë, qetësinë dhe do të bëjë të mundur që familja të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e shoqërisë dhe kështu të ecim të gjithë përpara. E pra gra të forta do të thotë familje të forta, familje të orta do të thotë shoqëri e fortë, do të thotë Shqipëri e fortë, ndaj jo rastësisht, por me vetëdijen më të thellë jo vetëm si prind i dy vajzave, por me vetëdijen më të plotë si dikush që i di dhe e ka parë ndryshimin midis shoqërive që dinë ta respektojnë dhe t’i japin vendin që i takon grave dhe të tjerave", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha nga Kavaja: Çdo orë me Ramën në pushtet i kushton vendin, pas 8 vitesh dështime! Ai e di që po humb dhe Shqipëria po fiton


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?