Basha me të rinj në Kukës: Arsimi dhe papunësia e detyrojnë rininë të largohet

4 Dhjetor 2020, 17:33| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 18:11

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte ditën e sotme në Kukës, ku pas takimeve me biznese, zhvilloi në fund një bashkëbisedim me disa të rinj të këtij qyteti.

Në përgjigje të disa shqetësimeve që shprehen të rinjtë, Basha u shpreh se emigracioni i të rinjve është plaga e hapur e Shqipërisë. Sipas tij dy janë prioritetet kryesore që i detyrojnë të rinjtë të largohen, arsimi dhe papunësia.

"Të dyja këto janë të lidhura me detyrat e qeverisë. Një qeveri që i bën detyrat e saj e ka prioritet absolut rritjen ekonomike. Ne kemi pasur një plan të detajuar hartuar nga ekspertët më të mirë për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Që nga ulja e taksave të cilat janë më të larta në rajon tek çmimi i përballueshëm i naftës dhe i energjisë, kush më mirë se ju në Kukës e bën krahasimin me çmimin e naftës në Kosovë.

Qeveria duhet të bëjë detyrën e saj që nuk po e bën sot. Do të bëjë politika ekonomike që do të nxisin zhvillimin ekonomik dhe do ta frenojnë atë. Do të krijojë mundësi për konkurrencë të ndershme, dhe jo monopole ku e gjithë Shqipëria është në duart e katër- pesë njerëzve. Ne do ta konsiderojë arsimin e lartë një prioritet absolut dhe do të bëjë të mundur që universitetet shqiptare të kthehen në promotorë të brezave të mirëshkolluar, promotorë të zhvillimit, të dijes dhe të kulturë", u shpreh kryedemokrati.

Ai premtoi se në qeverisje do t'i bëjë gjërat realitet, duke kujtuar rrugën e kombit dhe liberalizimin e vizave.

"Si ka mundësi që një vend të paguajë qindra mijëra dollarë për të blerë lap-top edhe kompjutera kryetari i bashkisë dhe nga ana tjetër të kemi shkolla ku fëmijët apo nxënësit, apo maturantët, apo gjimnazistët detyrohen të paguajnë nga buxheti i varfëruar i familjeve të tyre për t’u ngrohur? Kjo është e papranueshme. Këto janë dy realitete të papajtueshmë me njëri tjetrin dhe e vetmja mënyrë për ti pajtuar është që paratë që i bëjnë rrush e kumbulla, me shpenzime luksi, me shpenzime të panevojshme të shkojnë mbi të gjitha aty ku ka më shumë nevojë shqiptari sot, shëndeti, ekonomia, natyrisht edhe gjendja e shkollave që nga ngrohja tek higjena edhe gjithçka tjetër", tha ndër të tjera në bisedën me të rinjtë në Kukës, kreu i PD, Lulzim Basha.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kacidhe: 04/12/2020 18:12

    O palle po ti ke hetuar UCK ne Kukes ke surrat me shku e me fol aty? Ti je fatkeqesi e kombit nje ferre neper kembe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?