Politikë

Basha për ankimimet në KAS: Refuzojnë t’iu kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit! 25 prilli ditë vjedhjesh, rezultati i papranueshëm

14 Maj 2021, 11:30| Përditesimi: 14 Maj 2021, 15:17

  • Share

Ndërsa PD vijon mbledhjet në KAS për ankimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe, ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD Lulzim Basha, i cili tha se sipas tij refuzohet që t’iu kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit, të cilat sipas tij nxjerrin zbuluar shkeljet.

Kryetari i Partisë Demokratike nga Fieri, tha se betejën që ka nisur për shqiptarët do ta vijojnë. Ndër të tjera kryedemokrati ka hedhur akuza se 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, sipas tij në më të madhen në 30 vite. 

"Vullneti i qytetarëve më 25 prill u tjetërsua. U tjetërsua përmes përdorimit masiv të makinerisë shtetërore në kundërshtim flagrant me ligjin, u tjetërsua përmes vjedhjes dhe përdorimit si në kohët e sigurimit të shtetit të dhënave personale të qytetarëve për t’i intimiduar ata. U tjetërsua duke e nxjerr zbuluar atë që e di gjithë bota, e di gjithë Europa, e di Amerika, të cilët janë shprehur qartë për nevojën për ndryshim. Binomin Rama-Krim, regjimin Rama-Doshi i cili kësaj radhë ka lënë gjurmët e gishtave kudo. Jo vetëm në Shkodër, por kudo, nga Vermoshi në Konispol, edhe këtu në Fier. Pra, kjo betejë nuk ishte për pushtetin tonë, e kam thënë prej  ditës së parë, e keni dëgjuar nga goja ime, e keni dëgjuar nga goja e përfaqësuesve tanë  politikë, e kandidatëve tanë në çdo takim fushate. Ndaj dhe moto dhe mesazhi kryesor i fushatës tonë ngërthente atë që do çdo shqiptar, çdo shqiptar pa përjashtim: Bashkë për ndryshim, Shqipëria Fiton! Sepse beteja ishte për shqiptarët, sepse beteja vazhdon të jetë për shqiptarët. Sepse sot më shumë se kurrë ata kanë nevojë të shpresojnë, të besojnë dhe të drejtohen e të udhëhiqen për t’i nxjerrë nga një hall i cili është edhe  më i madh se ai që kishim para 25 prillit.Të gjithë shqiptarët e dinë që 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite. Nuk mjafton ndëshkimi i tyre, gjëja e vjedhur duhet t’i kthehet të zotit", ka thënë Basha.

Basha ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga demokratët, ndërsa shtoi se kushdo që vazhdon të mendojë se do të ketë bashkëpunim Basha-Rama, nuk bën gjë tjetër vetëm ‘çirakun’ e Kryeministrit.

"Edhe një herë, askush të mos ketë asnjë dyshim, rezultati i masakrës elektorale të 25 prillit është i papranueshëm dhe nuk do të pranohet kurrë. Shanset për të bashkëpunuar me hajdutin e shpresës së shqiptarëve, me njeriun, me regjimin Rama-Doshi, që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë, po them të gjithë, edhe socialistët, shanset, pra, opsioni për të bashkëpunuar me këtë krim që u krye faqe gjithë shqiptarëve dhe botës, janë zero. Kush nuk e ka dëgjuar, le ta dëgjojë. Kush nuk e ka kuptuar, le të ngrejë dorën  Partia Demokratike ka lindur si një parti e lirisë dhe kjo na ka mbajtur një parti të madhe edhe në kohë të vështira dhe kjo na ka zmadhuar edhe më shumë në betejën tonë për t’i kthyer shqiptarëve shpresën dhe për të luftuar dhe punuar për ta", shtoi kryedemokrati.

Ora 13:24
Ankimimi i rezultatit të zgjedhjeve në KAS, Basha: Refuzojnë t’iu kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit

1620991532_839f98afa67a432db152cd011fa76682.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur lidhur me ankimimet e bëra nga PD për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe. Nga Fieri Basha tha se ata refuzojnë t’iu kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit.

"Shikoni marifetet që përdorin! Refuzojnë t’ju kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit. Besoj e keni ndjekur! Refuzojnë t’i kërkojnë kadastrës tapitë që kanë ndarë sepse krahasimi qark për qark dhe në nivel kombëtar, i nxjerr haptas dhe në mënyrë flagrante në shkelje kriminale të Kodit Zgjedhor.

Refuzojnë të bëjnë të njëjtën gjë me çertifikatat e legalizimit, me sigurimet shoqërore dhe punësimet e paligjshme dhe kriminale në çdo institucion qendror, lokal dhe në kompanitë publike në fushatë. Refuzojnë të sjellin informacionet e policisë që janë bërë maune me dokumenta, me kallëzime, me prova të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të krerëve politikë të Partisë Socialiste me krerët e krimit të organizuar apo të shërbimit informativ ku ka orë të tëra përgjimesh të ministrave të Ramës, duke shkelur ligjin, që do të mjaftonin për t’ju vënë prangat dhe për t’i çuar tani si të pandehur para drejtësisë", tha Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 15/05/2021 08:53

    O lyl ti sje burr po je buracak se ti po të ishe burr do kishe dhën dorheqje me koh. Po zaten ti ske faj se si zari salmut bershurës dhe kaq mir je mor karagjos lapanjos.

    Përgjigju
  • Lui: 14/05/2021 18:19

    O Lulash, te gjitha keto qe ke thene nuk jane prova, por hamendesime. Sepse tapite, apo legalizimet nuk mund te jene prova qe ai njeri qe ka perfituar keto te kete votuar per PS. As edhe punesimet, qofshin keto dhe te paligjshme nuk mund te merret per prove qe kane ndikuar ne votimin per PS. Sigurisht dhe une e besoj qe kane ndikuar, por ligjerisht nuk ke se si e trajton. Ti ke nisur kete turin neper Shqiperi se ke filluar fushaten per kryetarin e PD, por mos ki frike sepse sa te kete baca Berishe fryme, ti e ke te garantuar postin e kryetarit. Po thuaj fatkeqesia jone dhe e Shqiperise qe duhet te presim te vdese Berisha qe te shpetosh ti dhe gjithe Shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?