Basha në krye të PD, Berisha: Peng mjeran i Edi Ramës, nuk heqim dorë nga partia

4 Gusht 2023, 13:09| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 13:28

  • Share

 

Sali Berisha ka sulmuar sërish Luzlim Bashës, duke thënë se është peng mjeran i Edi Ramës. Ndonëse Lulzim Basha është zgjedhur në krye të PD-së, Berisha tha se s’do heqin dorë nga partia.

“Historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng dhe zero integritet dhe karakter. U keqpërdor në 32 vite di askush tjetër nga kryeministri i vendit. Nuk ka shqiptar që nuk e di sot që Basha është peng mjeran i Edi Ramës me dosjet e krimit të larjes së parave dhe Toyota Yaris. Ka tek tuk njerëz që bëjnë sikur nuk e dinë, këta janë ajo kategori që u intereson të bëjnë sikur nuk e dinë.

Ne jemi PD, askush nuk na e tjetërson identitetin. Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD. Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme. Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin. Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha tregon nga i erdhi shqetësimi për Ahmetajn: ‘Qytetari dixhital’ më tha se e kanë kërcënuar! Ish-ministri të më shkruajë në telefonin tim


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?