Basha në Parlamentin italian: Italia, mbështetësja kryesore e integrimit në BE! PD, angazhim maksimal për t’ju siguruar shqiptarëve standardet europiane

22 Shkurt 2022, 10:01| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 13:20

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Itali është takuar me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino.

Basha shprehet se Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh angazhimin maksimal të PD për t’iu siguruar shqiptarëve standardet europiane.

“Në Parlamentin Italian u takova me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino. Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Diskutuam për procesin e integrimit europian, proces i cili ka mbështetjen e plotë të PD. Pa integrimin në BE, nuk do mund të sigurojmë standardet europiane të jetesës. E njoha zotin Fassino me prioritet e PD, që nga lufta kundër korrupsionin që po gërryen ekonominë dhe mirëqenien tonë, si dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të cilën është ngritur me kerkesen e PD komisioni për reformën Zgjedhore. Po ashtu për një shërbim sa më të  mirë për qytetarët, ne kemi mundësuar ngritjen e një komisioni për reformën territoriale dhe një ndarje të re administrative.

Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon. Situata në Bosnjë Hercegovinë kërkon një reagim të shpejtë, të vendosur dhe të kordinuar të vendeve anëtare të BE, për ti mbyllur të gjitha çështjet e mbetura pezull në rajon, siç është dhe marrëveshja me njohje reciproke mes Kosoves dhe Serbisë. Është në interesin më të mirë të çdo vendi të rajonit, të lërë pas të shkuarën dhe të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.”, shkruan Basha.

Ora 10:31
Basha intervistë për ‘Radio Vatikani’: Shqiptarët meritojnë dhe presin një ndryshim rrënjësor të kulturës politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratika Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Itali ka dhënë një intervistë për Radio Vatikanin. Basha është ndalur tek e ardhmja politike vendit, ndërsa ka theksuar se shqiptarët meritojnë dhe presin një ndryshim rrënjësor të kulturës politike në vend.

INTERVISTA E KRYETARIT TË PD

Pyetje: Arsyeja juaj këtu është sepse patët një vizitë me sekretarin e selisë së shenjtë për marrëdhëniet e shtetin, kryepeshkop Imzot Pon Galleger, si kaloi takimi?

Lulzim Basha: Së pari dua të shpreh kënaqësinë që ndodhem sërish në shtetin e Vatikanit, në selinë e shenjtë, kësaj radhe me ftesë të ministrit të jashtëm të Vatikanit, Imzot Pol Galleger, me të cilin kemi zhvilluar një bisedë të gjatë dhe shumë të frytshme mbi zhvillimet në Shqipëri, mbi zhvillimet në Ballkan, me theks të veçantë sigurisht Kosovën, dhe mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe selisë së shenjtë. Jemi fokusuar në çështjet e bashkëpunimit dypalësh, kemi prekur edhe historikun e këtyre marrëdhënieve në veçanti pas rënies së komunizmit, por me kënaqësi mund të them që kemi folur dhe për të ardhmen e marrëdhënieve midis Shqipërisë, shqiptarëve dhe selisë së shenjtë që ka një kuptim të veçantë për çdo shqiptar pavarësisht prej besimit fetar, për rolin që ka luajtur në shembjen e diktaturës dhe në emancipimin e shoqërisë shqiptare dhe për mbështetjen që m’u konfirmua sot nga ministri i jashtëm i Vatikanit, për rrugëtimin Evropian të Shqipërisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Pyetje: Pra, vlerësimi juaj i marrëdhënieve dypalëshe mes selisë së shenjtë dhe Shqipërisë në kontekstin aktual të sfidave aktuale që ka Shqipëria dhe si e shikoni mbështetjen e një shteti të veçantë siç është ai i Vatikanit, për një shtet po aq i veçantë në kontinentin Evropian siç është Shqipëria?

Lulzim Basha: Së pari, dua edhe një herë të ritheksoj edhe njëherë tjetër mirënjohjen e madhe për ftesën që më është bërë. Prania ime si kryetar i opozitës në selinë e shenjtë, në ambientet e ministrit të jashtëm të shtetit të Vatikanit, është jo vetëm një vlerësim dhe një besim në kursin, në rrugën ku Partia Demokratike, si partin e qendrës së djathtë, si parti e vlerave konservatore, ka zgjedhur por edhe për betejat që po zhvillojmë në emër të shqiptarëve dhe për shqiptarët. Kauza të cilat selia e shenjtë i përkrah jo vetëm në Shqipëri dhe në Ballkan, por edhe anembanë botës. Lufta kundër varfërisë, lufta kundër padrejtësisë, lufta për një shtet të barazisë para ligjit, të drejtësisë dhe të trajtimit me një standard para ligjit, pra të ndëshkimit në veçanti të korrupsionit si një armik i mirëqenies së qytetarëve dhe jo mbrojtjes të të pushtetshmëve dhe ndëshkimit të atyre që nuk kanë akses në institucione, nuk kanë akses në drejtësi të të vobektëve dhe kështu me radhë. Pra, kemi një konvergjencë të vlerave që vet Vatikani, selia e shenjtë i mbron dhe i promovon kudo në botë. Pra, mbështetja nga Vatikani është shumë e rëndësishme, duhet t’i jemi mirënjohës të gjithë, jo vetëm ne opozita, demokratët, por të gjithë shqiptarët. Nga ana tjetër mund të bëjmë shumë më shumë si Shqipëri për të forcuar këtë marrëdhënie kaq domethënëse për ne. Mos të harrojmë se ishte kjo marrëdhënie dhe në fakt dua ta them sot sepse është mundësia e parë që më jepet. Ishin valët e radio Vatikanit, një nga armët e vetme, një nga rrezet e vetme të dritës që çante errësirën e diktaturës dhe vazhdojnë të mbeten të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që kërkojnë të ecin në rrugën e drejtë, drejt zhvillimit dhe përparimit.

Pyetje: Ju falënderoj! Folët për sfidat që ka shoqëria në Shqipëri, në mënyrë të veçantë politika si drejtuese e shoqërisë në Shqipëri. Në këtë aspekt, ato që janë më urgjente, më të domosdoshme që nuk mund të shtyhen më, cilat janë?

Lulzim Basha: Padiskutim ajo që shqiptarët meritojnë, presin me padurim, është një ndryshim rrënjësor i kulturës politike në vend. Që nga koha kur valët  e radio Vatikanit ia dolën pas 4, 5 dekadash, së bashku me valët e Zërit të Amerikës, të radio Londrës, të radios Europa e Lirë, të ndihmonin shqiptarët, të çanin perden e hekurt, e të hiqnin zgjedhën e diktaturës, çka e kremtuam edhe dje, e përkujtuam edhe dje me rastin e 31 vjetorit  të rënies të shtatores së diktatorit, rrëzimit të shtatores së diktatorit në Tiranë, Shqipëria ndodhet përsëri në udhëkryq.

Pyetje: Pse është në udhëkryq?

Lulzim Basha: Sepse kemi më shumë se 8 vite, që nuk hedhim hapa përpara atij që e kemi shpallur, pavarësisht bindjeve politike apo krahëve politik, të cilëve u përkasim, si një destin dhe qëllim të përbashkët. Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Anëtarësimi i vendit në BE, nuk është një proces firmosje letrash, as një proces burokratik, është një proces arritje që kryhet përmes reformave. Reforma të cilat kanë mbetur në vend numëro dhe nuk kanë prodhuat rezultatet e duhura. Në veçanti do të theksoja 25 prillin, si një moment shumë problematik, i cili ka asgjësuar përkohësisht mekanizmin e ndryshimit në demokraci, që është vota e lirë dhe përkushtimin e partise demokratike që ditën e parë në parlament ndaj kauzës së rikthimit të legjitimitetit dhe demokracisë të institicioneve shqipëtare. Duke nisur me parlamentin shqiptar e pastaj me gjithë institucionet e tjera. Në kuadrin e , sigurisht zhvillimeve të fundit, hapi i parë që është hedhur me rikrijimin e komisionit për reformën zgjedhore, është një hap që kërkon vëmendje dhe përkushtim nga gjithë aleatët tanë, përfshirë dhe selinë e shenjtë. Por nga ana tjetër jemi përpara hapave të parë të një drejtësie, e cila i është nënshtruar një reforme kushtetuese, që para pothuajse 6 vjet. Sigurisht këtu, në Vatikan, është nga vendet që mund ta shohim gotën gjysëm bosh ose gjysëm plot, dhe kjo vendoset nga perspektiva e gjithësecilit. Nga njëra anë nuk jemi aty ku shqipëtarët prisnin, nga ana tjetër siç e dëshmon dhe aktualiteti politikë , afera e incenertorëve, denoncimet tona, qëndrimi ynë besnikë  ndaj kauzave tona, lufta pa kompromis kundër korrupsionit, mund të themi se ka filluar të japë shenjat e para të rezultateve.

Pyetje: Diçka që desha tiu pyesja. Të ndalemi pa hyrë në hollësirat e politikës. Ju si lider i opozitës, sigurisht Shqipëria si gjithë vendet, ka pasur pandeminë, kanë pasur vështirësi që kanë ndikuar ndjeshëm edhe në klasën politike e udhëheqësit të vendit. Si lider i opozitës, çfarë pranoni si ndërmarrje të qeverisë në këtë periudhë?

Përgjigje:  Shikoni! Është brenda shtetit të Vatikanit, por në fakt para çdo radio, detyra e një politikani është që ti qëndrojë etikës dhe moralit. Të të them se ka diçka të veçantë, për të vlerësuar dhe vetëm për hir të të vlerësuarit, kam frikë do shkel atë pjesë të etikës që më dikton të mos jetë pjesë, të jem hipokrit. Problematikat e pandemisë vetëm kanë nxjerrë në pah dobësinë e institucioneve shqiptare. Kanë nxjerrë në pah egoizmin e politikanëve shqiptarë, të pushtetarëve shqiptarë. Sepse në fund të fundit, çfarë po tregon afera e inceneratorëve që po hetohet në këto momente në Tiranë, që dhe në kohën kur njerëzit kishin më shumë nevojë se kurrë për ndihmën e shtetit, takstat që ata i paguanin shtetit, përfundonin në duart e një grushti njerëzish të korruptuarish, pushtetarësh dhe aksesorësh tyre. Ajo që mund të them është se, kemi shumë shumë punë për të bërë. Në raport me luftën kundër korrupsionit,

Pyetje: E cila është puna që duhet të bëjë opozita apo cilat janë ato mangësi që ndoshta opozita në këto vite nuk i është përgjigjur në mënyrën më të duhur?

Përgjigje;  Mendoj se kthimi i besimit te politika është sfida më e madhe që kemi. Formimi i besimit te politika si instrument ndryshimi, është e keqja më djallëzore që ka ndodhur në veçanti në dekadën e fundit. Politika nuk është e keqe. Të keqe e bëjnë njerëzit. Të mirë po kështu, e kanë në dorë ta bëjnë njerëzit. Ndaj me vendimet qe kemi marrë, janë vendime të marra nga një trupë e madhe politike e demokrateve, për të ecur përpara drejt së ardhmes. Gjithashtu me disa parime bazë. E para, ti rikthejmë politikës fytyrën njerëzore. Një fytyrë njerëzore, nuk do të thotë thjesht një shprehje figurative, nuk do të thotë thjesht një performancë para mediave, por do të thotë të zgjedhim të promovojmë në lidership, njerëzit që me të vërtetë ndjejnë, përfaqësojnë dhe mbrojnë hallet dhe problemet e njerëzve të thjeshtë. I dyti, ti kthejmë institucionet shqiptarëve.

Pyetje:  Sigurisht jemi tek vizioni qe ju keni si lider i opozites. Keni përpara një takim të rëndësishëm që janë zgjedhjet lokale të pjesshme natyrisht, në disa qytete pak më të medha, tjerat gjithsesi të rëndesishme. Çfare ju keni propozuar në këto zgjedhje si lider i opozitës?

Përgjigje: Pavarsisht se ndodhi për një kohë shumë të shkurtër dhe kanë shumë pak vëmendje, ajo që kemi vendosur dhe që tregon dhe fillesat e këtij ndryshimi kulturor politik, që do të thote është një kulture e re politike që po mundohemi ti japim vendit, na takon sepse jemi një brez i dyte pas 31 viteve , pas rënies se shtatores se diktatorit, filloi brezi i ri politik. Na takon te behemi pjese e kesaj kulture te re politike, e kesaj mendësie te re politike. Ne rastin e 6 marsit, kjo ka marre forme, pikerisht mundesine e demokrateve, e ketyre 6 bashkive , ku ndodhin keto zgjedhje lokale, qe te propozojne dhe sjellin njerëzit që ata mendojne se i mirëpërfaqësojnë ata, hallet dhe problemet e tyre, dhe me se miri do i japin ze shqetesimeve te tyre, neser si kryetar te bashkive. Sigurisht sfida shtrihet tej kësaj, shtrihet tek rikthimi i instrumentave demokratike.

Pyetje:  Po kthehemi te një koncept që Papa Françsku e ka shumë për zemer, në këtë rast për klerit, por për cdokend që drejton një komunitet te fushave të jetes. Afërsia me njeriun. Afersia me popullsinë. Kuptimi i sfidave që kanë, mbeshtetja e njerzve te ben nje hap perpara, ne te gjitha fushat. Ju keni nje like motiv per cdo politikan?

Përgjigje: Ky duhet te jete like motiv. Ky do jete motivi per cdokend qe i futet politikes dhe do ta shoqeroje deri ne momentin që del nga politika sepse sigurisht politika nuk mund te jete e perjetshme dhe kete kisha parasysh kur fola per nje politike me fytyre njerezore, për një kulture të re politike, të cilen po e leme ne rradhe te pare brenda familjes tone, pa dhimbje, sepse ju e dini qe brenda familjes tone ka nje situate aspak te lehte, por , tani per të cituar edhe une Papa Françeskun, e ardhmja lind mes sakrificave.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grida: 22/02/2022 11:28

    Dy laviret e PD qe paguhen nga organizata terroriste Feto dhe punojne qe Vatikani mos te njoh Kosoven dhe faktorin shqiptar ne Ballkan. Kurva me kryq ne byth.

    Përgjigju
  • Mynyri: 22/02/2022 10:38

    Luldhimsi dhe lafshkuqi Gjakmarres shkuan ne Vatikan per te falenderuar ministrin e jashtem te Vatikanit per mosnjohjen e Kosoves. Keta lafshkuqer para atdheut kane interesin personal. Atdheu i plehut Gjakmarrs eshte kryqi. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Poshte armiqte e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?