Politikë

'Votoni për ndryshimin', Basha në Tropojë: Këto janë votimet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi që nga përmbysja e diktaturës.

18 Prill 2021, 09:33| Përditesimi: 18 Prill 2021, 13:58

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur ditën e sotme në Tropojë. Kreu i PD-së tha se Tropoja dhe të gjithë qytetet e Shqipërisë janë lënë në harresë, ndaj sipas tij, është detyrë e qeverisë së re, për të bërë ndryshimin. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë ndryshimin, ndërkohë që se kjo sipas tij do të jetë një votë për të ardhmen e shqiptarëve.

Në fjalën e tij para tropojanëve të shumtë që kishin dal ta prisnin, Basha tha se 4 vitet të tjera si këto 8 që kaluam nuk i pranon më asnjë shqiptar, i djathtë dhe i majtë, demokrat dhe socialist. Basha tha se ne e dimë fare mirë, se me 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi që nga përmbysja e diktaturës.

“Prej 8 vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendin një varfëri e skajshme. Këtu, në këtë vend, ku duhet të ishte kryeqendër vitrinë e kombit shqiptar, janë larguar shumë të reja në emigracion. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e shqiptarëve është e mbushur me shpresë. Nën hijen e heroit tonë Bajram Currit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës. Na bashkojë me një gëzim të brendshëm, e shpresë, se ndryshimi i pandalshëm po vjen.

Qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë vëmendje, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE, të gjithë e dinë që kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh, le të ushtojë ky bashkim i madh për ndryshim, që do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. Nëntë për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëntë për fëmijët që nuk duhet të largohen por ta vijojnë jetën këtu. Nëntë për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi me shtëpi, fshat dhe më fshat, do të vazhdojë nga zbatimi që ditën e parë. Mbështetje për rrjetin e energjisë elektrikë që është lënë pas dore nga babëzia e një njeriu, i cili do të kthejë këtë vend në mesjetë.

Mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së Bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është, diamanti në mes të hajmalie të bukur. Ata që e lanë këtë vend pas dore, që u larguan shërbimet, ata menduan që do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit. Një nga premtimet e mia të para është nënprefektura e Tropojës dhe shërbime për njerëzit afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojanë, 8 vitet e gjata do të marrin një përgjigje më 25 prill, katër vite të tjera të mbushur me dështime, apo ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është pyetja që shtrohet çdo qytetari.

Ne e dimë fare mirë, se me 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi nga përmbysja e diktaturës. E ndjej, e shoh kudo entuziazmin, ndryshimin dhe shpresën. Ndryshimi është në dorën tuaj, askush nuk e ndal dot.’- tha Basha.

Ora 12:27
Sot ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, reagon Basha: Asnjë marifet elektoral nuk i mashtron kuksianët dhe shqiptarët (VIDEO)

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kukësit ka komentuar edhe lajmin se ditën e sotme do të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit. Duke e cilësuar këtë investime të madh si një marifet elektoral, Basha tha se kjo nuk do të zgjidh problemin e emigracionit masiv në vend.

‘Emigracion masiv i djemve dhe vajzave të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund të zgjidhet me një marifet elektoral. Mijëra kuksianë dhe shqiptarë e dinë se do të vazhdojnë të largohen bijtë e tyre nëse Shqipëria nuk ndryshon e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin është të votohet koalicioni për Ndryshim.’- tha Basha.

Ditën e sotme do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', ku udhëtarët e parë do të jenë 'çunat e Londrës'. Avioni "Air Albania" do të nisen nga Londra ku do të marrë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe do të ulet në Aeroportin e Rinasit. Më pas nga Rinasi në avion së bashku me udhëtarët do të hipi edhe kryeministri Edi Rama dhe më pas do të bëhet ulja në pistën e Aeroportit të Kukësit. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mitrushi: 18/04/2021 19:59

    Ju o plehrat e pd e lsi jeni diktatura me e eger e me e poshter ne te gjithe historine e shqipatreve. U djegshi te gjalle ishalla, e mos ua pafshim me kurre bojen. Plehra...

    Përgjigju
  • Shkodra: 18/04/2021 18:30

    Ky Basha kokë qypi, Një mandat prap na e lypi. Na e lypi qe ta vjelli, me shok te vet na hedhi, Te na hedhi përseri, e tja fali dreqit pegjithnji. Bashes jepjani mandatin qe i takon, te shkoje e te fleje pergjithmone.

    Përgjigju
  • dulja: 18/04/2021 15:57

    po ne Tropojen e Sali Berishes ku vete ai vrao 300 djeme dhe pa pike turpi kerkojne voten keta kujdes

    Përgjigju
  • FATMIRI: 18/04/2021 13:58

    PATJETER QE DO VOTOJM DHE TY DO TA FUSIM ME KAÇ O PLERE

    Përgjigju
  • TrapA jane: 18/04/2021 13:52

    Avionet nga sot ulen e ngrien,fluturojne lart e me lart, bashke me njerez. Dhe ky trapi flet per "marifete".sepse edhe kur eshte zgjuar i duket sikur enderron ne gjume. Shkurt, fle me kembe e me sy hapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?