Politikë

Basha nga Kavaja: Çdo orë me Ramën në pushtet i kushton vendin, pas 8 vitesh dështime! Ai e di që po humb dhe Shqipëria po fiton

20 Prill 2021, 12:32| Përditesimi: 20 Prill 2021, 13:15

  • Share

Kryetarit i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin e tij në qytetin e Kavajës ashtu si në çdo takim tjetër ka mbledhur militantët e tij duke rrezikuar përhapjen e infektimeve me COVID. Basha tha se ndryshimi tashmë po vjen dhe këtë e ka kuptuar edhe Edi Rama se më 25 prill Shqipëria fiton dhe ai humb!

 "Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja të Kavajës qëndrestarë demokrate dhe demokratë, qytetarë ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen për ta larguar me votën e Kavajës dhe e shqiptarëve të bashkuar njeriun që për 8 vite me radhë e mbajti peng vendin, e shkatërroi ekonominë, e përzuri rininë. I ka hyrë frika në palcë, e ka kuptuar e paniku i humbjes e  ka tmerruar si askënd më parë sepse ai më shumë dhe më mirë se ai asnjë se di se me 25 prill Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb. Vëllezër dhe motra Kavaja ia ka dhënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja që u ngrit e para me sakrificën e bijve të saj, ishte Kavaja që nuk u tremb kurrë nga diktatura, është Kavaja që e ndezi fushatën tonë për ndryshim me fitoren e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, është Kavaja që do ti prij fitores së gjithë Shqipërisë.  Ndaj padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një flakë, një vatër zjarri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqet i fitores sonë në 25 prill, që nuk e mbyll dot, e nuk e kyç dot as sulmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, jemi më të fort se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë për ti dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë në 30 vite çlirimin nga e keqa dhe hapjen e rrugës së ndryshimit. Ndryshimit që kanë ëndërruar e dëgjoj në zërin e nënave të Kavajës e gjithë Shqipërisë, e dëgjoj në urimet e gjyshërve e gjyshet tanë, e shoh në sytë e të rinjve të Kavajës, ndryshimi është i pandalshëm, fitorja është në mesin tuaj, është në mesin tonë. Vëllezër dhe motra ne të gjithë e dimë fare mirë se një njeri i vetëm i cili për 8 vite me rrallë nuk arriti të bëj gjë tjetër veçse të shkaktojë plagë në trupin e familjeve shqiptare dhe ekonomisë sonë. Një njeri që 8 vite me rrallë pati të gjitha pushtetet e dështoi, nuk mundet kurrë në asnjë formë, me asnjë mënyrë ta ndalë këtë uragan shprese. Të gjithë e dimë se vota për ndryshim, vota për fitoren e Partisë Demokratike është rruga që do të hapë punën, mirëqenien, ekonominë, integrimin europian të vendit. Ëndrrat e atyre që e nisën rrugëtimin tonë për demokraci, që ne tani me fuqinë e bashkimit, me ndihmën e Zotit do ta bëjmë realitet duke nisur nga fitorja e zgjedhjeve më 25 Prill", tha Basha

Kryedemokrati tha se çdo orë e Ramën në pushtet i kushton shumë vendin, pas 8 vitesh që solli vetëm dështime duke u shprehur se më 25 prill duhet të sjellim ndryshimin që meriton vendi.

"Nuk ka familje shqiptare që nuk e di se pas 8 viteve dështime edhe 4 orë janë shumë për njeriun që për 8 vite premtoi e nuk bëri asgjë. Nuk ka njeri që nuk e di se paniku i humbjes e ka shtyrë drejt veprimeve të cilat i ngjajnë vetëm vendeve diktatoriale, ndaj shqiptarët anë e mbanë e kuptojnë që të dielën do ti japin përgjigjen një pyetje të vetme: Edhe 4 vite të tjera si këto që kaluam me Shqipërinë e izoluar nga Bashkimi Europian, me ekonominë në krizë, me të rinjtë që largohen, me nënat dhe baballarët me zemrat e çara, me ekonominë në kolaps apo bashkë për ndryshim që Shqipëria dhe Kavaja të fitojnë dhe çdo familje të fitojë. Kjo është zgjedhja që ndodhet para nesh. Ndaj dua t’ju pyes nëse duam që Shqipëria të ecë përpara atëherë ditën e diel masivisht në kutitë e votimit votojmë numrin 9. Për nënat tona që na kanë rritur me sakrifica, për nënat që nuk duan që djemtë e Kavajës, rinia e mrekullueshme e Kavajës të mos shkojë në emigracion por të jetojë dhe punojë këtu, të dielën votojmë numrin 9. Për Kavajën e shpresës, të ndryshimit, të zhvillimit, të punësimit, të fermerëve me mirëqenie, për turizmin votojmë numrin 9. Për të hapur bashkë rrugën e mbyllur këto 8 vite drejt Shqipërisë si gjithë Europa votojmë numrin 9. Për të bërë të mundur edhe një herë që Shqipëria dhe shqiptarët njësoj si atëherë kur Kavaja i priu karvanit të demokracisë dhe lirisë, të çlirohet nga ky ankth dhe bashkë vëllezër dhe motra, të gjithë bashkë ta çojmë vendin anëtar të Bashkimit Europian me dinjitet, me demokraci, me drejtësi", tha Basha.

Ora 13:13
Basha me gratë në Tiranë: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Tiranë, ku kanë biseduar rreth problemeve që përballen sot dhe zgjidhjeve që ofron Partia Demokratike.  Basha tha se keqqeverisja dhe dështimet e 8 viteve të fundit më shumë kanë rënduar tek gruaja shqiptare. Sipas kreut të opozitës kjo gjë do të marrë fund më 25 prill.

“Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për t’u larguar nga vatrat e tyre, të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin. Ndaj, vij këtu me zemrën plot, me gëzimin dhe besimin që më falni ju. Me pritjen, me fjalët e ngrohta por edhe me supet e rënduara nga përgjegjësia e asaj që do të thotë, puna e madhe që na pret pas datës 25, pas ndryshimit për të cilin ftoj dhe pres angazhimin e të gjitha grave të Shqipërisë.

Kryedemokrati gjithashtu tha se ndryshimi për qeverinë e re, do të thotë në radhë të parë t’i japet fund diskriminimit, abuzimit, keqpërdorimit dhe lënies mënjanë të gruas shqiptare në çdo fushë. Më tej ai shpjegoi programin e Partisë Demokratike që parashikon për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë. Fëmijët e porsalindur në moshën 5 vjeç do të marrin një çek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, si dhe angazhimi kryesorë është ekonomia, hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe e mirëqenies, gjë që do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve shqiptare.

"Sepse ndryshimi për ne, do të thotë në radhë të parë t’i japim fund diskriminimit, abuzimit, keqpërdorimit dhe lënies mënjanë të gruas shqiptare në çdo fushë. Në rrafshin ekonomik do të thotë të krijojmë mundësi reale për punësimin e grave shqiptare të cilat e vuajnë edhe më shumë plagën e papunësisë sesa pjesa tjetër e shoqërisë. Është i domosdoshëm vendosja e ekuilibrit në institucione, por jo përmes gruas fasadë. Është e domosdoshme që roli vendimmarrës i gruas në politikë, të jetë real dhe thelbësor. Ky është angazhimi ynë, ky është angazhimi im, ky është angazhimi i Partisë Demokratike dhe për këto unë e di, se shumica dërrmuese e grave shqiptare sot janë të vetëdijesuar, e shoh këtë në çdo lloj takimi, në takime të vogla dhe në takime të mëdha si ky, vetëm me zonja apo bashkë të gjithë, që gratë të sytë e tyre kanë shpresën, kanë besimin, kanë energjinë për ndryshimin e pandalshëm që po vjen. Programi ynë e ka në fokus familjen shqiptare dhe duke e pasur në fokus familjen domosdoshmërisht ka zgjidhje reale për shumicën dërrmuese të problemeve me të cilat ballafaqohemi sot, qofshin studente drejt diplomimit që keni pasigurinë se çfarë do të bëni pasi të mbaroni studimet, qofshit sipërmarrëse që jeni si ujët e pakët në një ambient të dominuar nga burrat por jeni heroina të dyfishta, ata janë heronj që kanë rezistuar 8 vjet, nuk e di cilët sipërmarrës në Ballkan apo Europë mund ti rezistonin 8 vjet rritjes së çmimeve të energjisë, të naftës, të rritjes së taksave, monopolizimit, oligarkisë dhe padyshim ju jeni të dyfishta që me kurajon tuaj, me qëndresën tuaj, keni qëndruar e keni bërë të mundur që qindra të tjerë mos të humbin vendin e punës, mos të humbin bukën e gojës për fëmijët e tyre.  20 mijë çifte të tilla do ta kenë katër viteve të para të qeverisjes tonë fëmijët. Fëmijët e porsalindur në moshën pesë vjeç do të marrin një cek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj për muaj sepse shpenzimet e një fëmije që vjen në jetë janë shpenzimet të cilat mbi 60% e çifteve te reja nuk i përballojnë dot dhe ne duhet t’ia japim këtë mundësi dy herë. Pa pikë diskutimi angazhimi ynë kryesorë është ekonomia, është hapja e vendeve të punës, është rritja e pagave dhe e mirëqenies, vetëm kjo do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve tona, vetëm kjo do të rikthejë sigurinë, qetësinë dhe do të bëjë të mundur që familja të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e shoqërisë dhe kështu të ecim të gjithë përpara. E pra gra të forta do të thotë familje të forta, familje të orta do të thotë shoqëri e fortë, do të thotë Shqipëri e fortë, ndaj jo rastësisht, por me vetëdijen më të thellë jo vetëm si prind i dy vajzave, por me vetëdijen më të plotë si dikush që i di dhe e ka parë ndryshimin midis shoqërive që dinë ta respektojnë dhe t’i japin vendin që i takon grave dhe të tjerave", tha Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?