Basha nga Lushnja: PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik

13 Tetor 2023, 12:50| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 12:54

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnjë.

Kreu demokrat tha se emri i PD duhet pastruar, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e saj.

“Te memoriali i të përndjekurve politikë në Lushnjë, për të nderuar e kujtuar viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë. Detyrimet tona, materiale e morale, ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, janë shtysë për të reflektuar mbi rolin tonë si Parti Demokratike. Për përgjegjësinë që kemi mbi supe për të mbrojtur atë që është e vlefshme nga trashëgimia jonë dhe nga historia e të djathtës. Për pastrimin e emrit të saj, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e Partisë Demokratike”, -shkruan Basha në rrjetet sociale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?