Deputeti Dashnor Sula komentoi në 'Frontline Intervieë' programin e Bashës për 2025, si të parealizueshme dhe se ai ke ka humbur shansin të jetë kryeministër. Nga ana tjetër vlerësoi figura e Gazment Bardhit si njeri i ndershëm dhe me integritet i papërlyer në afera korruptive
'Sa të jem me këmbë e me duar, e me mendje në kokë, nuk do deklaroj gjëra që nuk i realizoj. Basha nuk bëhet kurrë kryeministër. E kishte shansin në 2021. Me djegien e mandatave na bëri këtë që sot të kemi Ramën. Jemi në një vorbull ku të gjithë kemi marrë erë. Ne rrimë brenda një llumi me të njëjtën njerëz dhe duam riciklim. Nuk bëhet dot riciklim për herë të katërt. Ai aty çfarë do gjynahe i ka të vogla apo zero. Është njeri i ndershëm. Jurist, i pakorruptuar. Është proletar, ka një shtëpi, një dhomë e kuzhinë edhe nënën. Shqiptarët duan figura të tilla, Gaz Bardhim, Këlliçin, Tabakun. Që do të thotë opozita ka nevojë për njerëz pa të kaluarën e tyre në errësirë. Siç erdh demokracia, këtu erdhi e fundit,. U pastrua Maqedonia, Kosova, vetëm ne kemi ngelur. Këto elita mbajnë njëri-tjetrin.'
Lajmi kryesor:
'Nuk i gjej fjalët', Dashnor Sula në 'Frontline Interview' komenton investigimin e Rai 3: Nuk jam i lumtur që kryeministri i vendit tim përgojohet
G.K/ReportTv.al