Lulzim Basha

Basha nuk i ndihmon dot kundërshtarët e tij 'neutral' dhe nuk u dhuron dot lidershipin!

28 Qershor 2023, 08:33| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 08:36

  • Share

Bashës, sikur të mos i mjaftonin ata që i shkuan me datë 8 janar për ta zënë të "gjallë" me qëllim me e ndëshkuar si "tradhtar", tashmë pak para se do të rikonfirmohet si kryetar i PD, ka përballë edhe një grup që në pamje të parë thonë se janë neutral, por në fakt i ka kundërshtarë, sepse pertej argumenteve që thonë ata kanë vendosur një veto: Basha të mos kandidoj, Basha të mos bëhet kryetar e Partia të bëhet "këshillë pleqsh", ku të gjithë drejtojnë e në fakt askush s'ka përgjegjësi.

Këta kundërshtarët "neutral" të Bashës kanë disa ide/qëndrime që janë:

1. Basha duhet të hapte garën

2. Basha s'duhet të kandidojë

3. Procesi i zgjedhjes së Bashës do të jetë fars

Le t'i marrim me radhë këto dhe ca të tjera. Lideri bëhesh për shkak se vendos të bësh gar, të luftosh, të mundesh, sepse e kërkon nga vetja dhe po ashtu se rrethanat e mundësojnë. Në fakt, këta "neutralët", nuk janë e nuk do të bëhen kurrë lider e për këtë nuk ka asnjë faj Basha. Këta nuk bëhen lider, sepse duan të fitojnë nën hijen e të tjerëve pa marrë përgjegjësi personale.

Në fakt, Basha këtyre ua dhurojë të ardhmen dhe partinë, por këta nuk e bëjnë dot atë angazhim.

Basha në një vit e gjysmë nuk bëri asnjë hap publik me karakter politik. Në një vit e gjysmë, secili nga këto "neutralët", kanë pasur mundësinë e artë, nëse kishin ambicie të ndërtonin lidershipin e tyre, të rrisnin kontaktet me bazën, të bënin takime, të diskutonin me ta dhe të shpalosnin projektin e tyre prej lideri. Pra, Basha, jo vetëm që ju hapi garën, por e la të shkretë angazhimin në PD duke ju dhënë mundësi të artë rivalëve të vërtetë.

Çfarë bënë në fakt këta? Shumë prej tyre u fshehën e nuk dolën në asnjë e studio e nuk takuan asnjë demokrat. Pra, Basha jo vetëm që nuk e ka penguar garën, por nëse ndonjëri nga këta "neutralët" do të kishte ambicie reale do të pengonte rikthimin e Bashës.

Basha nuk duhet të kandidojë? Po, pse more kush e pengon ta bëj një gjë të tillë? Apo duhet ta bëj për hatrin e këtyre që s'kanë as respekt e koherencë ndaj vetes së tyre.

Procesi do të jetë fars- pretendimi i tyre! Këta nuk kanë as respekt ndaj rolit që kanë si deputetë apo si drejtues të lartë të forumeve. Sepse, me fshehjen e tyre pas hijes së Bashës i lanë në pauzë e në harresë forumet e PD! Nëse këta do të kishin bërë atë që ju takon me Statut, angazhimi i tyre do të ishte për një proces transparent e demokratik. Por çfarë bënë në fakt këta në dy vitet e krizës? I lanë në harresë forumet duke mos i mbledhur as siç e kërkon Statuti. Këta kanë një alibi tjetër- para të forcojmë organizimin e PD e pastaj të bëjmë garë? E kërkojnë pikërisht këta që në një vit e gjysmë dështuan me qëllim ose me paaftësi duke mos mbledhur edhe njëherë të vetme forumet!

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 28/06/2023 11:43

    Me e rendesishme eshte te behen zgjedhje te reja ne Himare duke e fshire fare ate ngjarje se te harxhosh kohe me te humburit neutral, nese nuk ka prova serioze qe e mbajne ne burg Belerin, do e kthejne ne flamur te persekutimit komunist. Te permiresohen edhe marredhenjet me Dulen ne vecanti qe te mos e kandidoje me Belerin si kusht per fshirjen e gjithe kesaj historie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?