Fatbardh Kadilli dhe Lulzim Basha

Politikë

Basha paralajmëron ‘ndëshkim’ për demokratët që do shkelin në Kuvendin e Berishës, Kadilli ironizon: Në të gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë

18 Nëntor 2021, 10:22| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 10:25

  • Share

Fatbardh Kadilli ka reaguar pas paralajmërimeve të kryetarit të Parisë Demokratike Lulzim Basha se kush paraqitet në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha do të “ndëshkohet”.

“Në të gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë”, shkruan Kadilli me tone ironike, duke iu referuar veprimeve të fundit të kryedemokratit. Ai shton se është e qartë se Basha dhe PD janë në konflikt dhe se kjo zgjidhet duke hequr kryetarin, ndërsa shton se është Basha ai që do të heq partinë.

Ish-kandidati për kreun e PD, ka pasur reagime të ashpra ndaj Bashës dhe ndaj Partisë Demokratike në tërësi, lidhur me “luftën” brenda PD dhe shkeljet e hapura të statutit nga kreu i saj.

Pas takimit të zhvilluar pasditen e djeshme me dyer të mbyllura me 71 kryetarët e degëve të PD për mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor, Basha u shpreh se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?