Lulzim Basha

Opinion

Basha po sillet si europian përballë kundërshtarëve që kanë stilin e tranzicionit shqiptar!

12 Tetor 2021, 12:33| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 12:35

  • Share

Lulzim Basha po sillet shumë më europian se sa kundërshtarët e tij e kjo me siguri është fal formimit të tij! Në PD, procesi i rinovimit të strukturave ishte mbyllur e bashkë me të edhe rikonfirmimi i Kryetarit aktual që ndodhi thuajse me plebishit nga anëtarësia e PD. Në thelb të gjithë e pranuan procesin e po ashtu e legjitimuan Bashën si kryetar me një mandat të ri.

Procesi i kundërvënies ndaj Bashës nisi nga faktorë të jashtëm e konkretisht nga SHBA, që me politikat e tyre në Shqipëri dhe Rajon, filluan shpalljen e personave "Non Grata" me akuza për korrupsion! Bota po shkon gjithmonë e më shumë e varur nga politikat ndërkombëtare e sidomos vendet e Ballkanit Perëndimor që të ardhmen e tyre e kanë të lidhur ngushtë me proceset integruese në BE dhe në Nato!

Kundërshtarët po mundohen në fakt të fajësojnë të gjithë Bashën dhe kjo më shumë se beteje morale apo kauzash kundër tij, më ngjan me një betejë shtrigash të një grupi njerëzish që janë mësuar të kenë gjithmonë pushtet e të jenë në qendër të vëmendjes! Në fakt, ai që është "Non Grada" , duhet të jap shpjegime pse është marr një vend i tillë nga SHBA që janë modelin më mirë ku vendimet merren për arsye konkrete dhe jo për dëshira personale të ndonjë lideri si dhe sa e dëmton kjo gjë PD duke pasur parasysh kohën e gjatë të historisë politike që ka mbajtur mbi supe në drejtimin e kësaj force politike!

Beteja tashmë duke se e ka kaluar atë falsitetin e kauzave për demokraci dhe ka kaluar në sulme personale ndaj kryetarit aktual që e legjitimuan vetëm pak muaj më parë.

Sjella e disa kundërshtarëve të Bashës është sikur de facto rrogën e deputetit ta marrin paradite me logon e PD e pasdite të sillen sikur të ishin jo vetëm jashtë saj, por kundër saj. Partitë politike nuk janë han me katër porta, paradite je me PD e pasdite sulmon me akuza kryetarin e saj.

Në asnjë parti në Botë nuk do të kishte toleranca të tilla. Kushdo që cenon linjën politike zyrtare të një partie duke akuzuar do të përjashtohej edhe në mes të Washingtonit. Madje, mund të thuhet se është vetë i përjashtuar përderisa nuk identifikohet më me filozofin politik të asaj partie. Filozofia e PD ka qenë e mbetet ajo pro amerikane, kurdoherë e pa kushte!

Përtej kësaj Basha, po sillet me model europian si kundër atyre që tashmë i ka kundërshtar të përbetuar, por edhe kundër atyre që dje i kishte në krahun e djathtë.

Komento

Komente

  • Beni: 12/10/2021 14:56

    Cfare europiani eshte Luli,pash zotin?Luli eshte prototipi i te paaftit,dembelit.Luli eshte pa ngjyre.Kjo nuk do te thote se duhet te jete Sali Berisha.Te dy i bejne dem Pd-es.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?