Në prezantimin e programit për rininë, kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se me planin e tij Shqipëria do të begatojë. Ai tha se sapo u prezantua ky program 'Rama rinisi avazin e premtimet boshe dhe pa asnjë bazë'
"Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Problemi i kryeministrit në ikje, nuk janë idetë, por fakti se ai e ka dëshmuar tashmë se nuk i bëri dot realitet ato për 8 vite me radhë. Ai abuzoi me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime. Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë! Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë! Do të krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës. Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjen të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm", tha kreu i PD.
Lajmi kryesor:
PD prezanton Programin për Rininë, Basha: Paratë që do ia marrim mafias do ia japim të rinjve për biznese! Ja katër angazhimet e mia (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al