Basha me qytetarë

Basha takim me qytetarët në Tiranë: Kafe mëngjesi me miq

14 Tetor 2023, 09:44| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 09:45

  • Share

Kryetari  i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  këtë të shtunë është ndalur në Tiranë për të ndarë ditën me qytetarët dhe sipërmarrësit në Njësinë Administrative 6.

Këtë vizitë Basha e ka nisur me një kafe mëngjesi me disa prej banorëve, dhe foton e ka ndarë në rrjetet sociale.

"Një kafe mëngjesi me miq dhe bashkëpunëtorë në Qytetin e Nxënësve në kryeqytet", - shkruan Basha.

Kreu demokrat po vijon turin e tij në të gjithë Shqipërinë për të biseduar me qytetarët për hallet dhe problemet që ka shoqëria shqiptare.  Gjithashtu, Basha ka ndarë gjatë këtyre takimeve edhe vizionin e PD për të qenë në shërbim të vendit e shqiptarëve.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • daku: 14/10/2023 09:56

    ka nevoje opozita per lider te ri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?