Politikë

Gara brenda PD, Basha në Kukës e Has: Rama do përçarje mes demokratëve, i ranë përtokë 4 pyka që na i kishte futur më 25 prill! S'do t'ia shtrijmë dorën, por do e rrëzojmë

30 Maj 2021, 17:06| Përditesimi: 30 Maj 2021, 18:54

  • Share

Pas Dibrës kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar demokratët e Kukësit në vijim të fushatës për zgjedhjet për kryetar brenda partisë. Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin beteja e fundit e PD, por ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që sipas tij shqiptarët donin dhe e duan. I prerë Basha tha se nuk është qëllimi i tij që t'i shtrijë dorën e bashkëpunimit Ramës, por zotohet se pas përfundimit të zgjedhjeve të 13 qershorit në PD,  do të vijojë betejën për "rrëzimin e mazhorancës nga pushteti". 

"25 prilli nuk është dita e fundit e betejës që kemi nisur. Është ndalja e dhunshme e përkohëshme e ndryshimit që shqiptarët e deshën me 25 prill, që kuksianët e votuan me 25 prill dhe që sot e duan akoma më shumë.  Ndonëse në kushtet e një deshperimi dhe nuk është faster kryetari, i një shoku të vërtetë ku solli masakrën zgjedhore  e 25 prillit. Por kush tjeter përveç nesh mund ta cojë në fund këtë betejë ? Kush tjetër përveç jush që ka mbajtur mbi supe këtë betejë dhe shenjat e kësaj beteje? E di që fuqinë për ta çuar deri në fund këtë betejë e për ta rrëzuar këtë regjim, e kemi vetëm ne, Partia Demokratike e Shqipërisë. 

Dua të deklaroj qartë dhe prerë para jush sot meqenëse jemi në mesin e një agresioni ndaj Partisë Demokratike dhe propagande të shfrenuar. Është qëllimi im i prerë dhe synimi I’m final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos ti shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë. Kjo nuk është më detyrë politike, kjo është tani një detyrë patriotike, këtu nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, këtu behet fjalë për demokracinë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë.  Regjimi i tij me 25 prill ka asgjesuar instrumentin e fundit që ka mbetur në këmbë pasi ka asgjësuar çdo institucion tjetër të republikës, që ishin zgjedhjet.  Në momentin që arrestohet instrumenti i fundit i ndryshimit, instrumenti i fundit i shpresës, atëherë detyra jonë patriotike është të bëjmë gjithçka për tia shkurtuar ditët.

Sipas Bashës asnjë parti tjetër përveç PD, nuk e ka në genin dhe teknologjinë e saj rrëzimin e PS nga pushteti. Kësisjoj sipas Bashës, Rama do  të përçajë PD përmes kësaj gare. Këtu shtoi se sipas tij Rama ka tentuar edhe përpara zgjedhjeve të 25 prillit të krijojë përçarje brenda PD.

Asnjë parti tjetër politike nuk e ka në genin e vet, në ADN e vet teknologjine e rrezimit të regjimit përveç Partisë Demokratike.  Ndaj Edi Rama e di këtë dhe nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë, aq më pak nuk do që ta vazhdojmë bashkë. I kanë rënë përtokë katër pyka që na i kishte futur për të na përçarë deri me 25 prill. Kishte investuar boll në ato 4 pyka. Ia thyet ju, ia thyen demokratët, ia thyen shqiptarët. Iu rrëzuan si këto kuti kartoni njëra pas tjetërs. Tani këtë garë të brendshme që na e dikton statuti dhe rregullat që ne sigurisht e vlerësojmë si një thesar të familjes tonë politike, përkundër asaj që na thonë jemi një parri e hapur, një parti e debatit, një parti e garës kërkon të na e kthejë kundër duke përdorur një disavantazh që është real, një disavantazh real të cilin unë e kam paralajmëruar në Këshillin Kombëtar që ditën e parë që u mor vendimi pë këtë garë.

Dhe ky është disavantazhi apo reziku që një garë e brendshme statutore mundet që përmes shpërfilljes së asaj që këmi ndërtuar bashkë, ekziston pra rreziku që dorëzimi para atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo siç e dini të gjithë ju masakër zgjedhore kundër Shqipërisë dhe kundër demokracisë të çojë në një përcarje në gjirin e demokratëve. Unë këtë nuk do ta lejoj e nuk do ta pranoj kurrë dhe ju bëj thirrje po kështu edhe ju të mos e lejoni e të mos e pranoni. Sepse nuk ka nevojë t'ju jap unë shembuj, secili prej jush mund të vijë në këtë foltore e t'i tregojë. Se çfarë ka ëen 25 prilli e keni parë me sytë tuaj, i keni shenjat e betejës, i mbani me vete, ju, familjet tuaja, demokratët  eHasit anëembanë. Ndaj në këtë kuqdër nxitimi dhe paqartësia që mund të sundojë zemrën apo mendjen e ndokujt nuk mund të kthehet në arsye për t'i rënë me shkelm asaj që kemi ndërtuar të gjithë bashkë. Le të mos ia japim këtë kënaqësi Edi Ramës, le të dalim nga kjo garë mendjendarë, të bashkuar e të vendosur për ta çuar betejën deri në fund. Le të mos bëjmë asnjë kompromis me të keqen, le të mos bëjmë asnjë kompromis me atë që gjoja na shtrin dorën pë bashkëpunim pa  vija të kuqe sepse e di se çfarë kanë bërë. Krimin më të rëndë ndaj shqiptarëve do të na bëjë bashkëautorë në krim, të na mbyllë gojën, por është po këahtu tregues i frikës që ka, frikës që ka hajduti i shpresës së shqiptarëve. Frikës që ka ai i cili duke vjedhur shpresën e  shqiptarëve përkohësisht ka ndalur aspiratat kombëtare për ndryshim, le të ia kthejmë këtë frike në makth, në ankth, në tmerr. Kush përmend 2025 e bën për të groposur shpirtin e demokratëve dhe shpresën e shqiptarëve", tha Basha.

Sipas Bashës, pasi kuksianët votuan PD-në në zgjedhjet e 25 prillit, qeveria po hakmerret ndaj tyre.

Unë jam dëshmitar okular se bashkë me ju kemi qenë në qendër të qytetit, në tregun e qytetit, në shtëpitë e kuksianëve, bizneset e kuksianëve dhe kemi parë sesi janë zbrazur në veçanti nga rinia e janë zvogëluar familjet, bizneset janë mbyllur ndërkohë që terrori qeveritar, hakmarrja qeveritare është vërsulur mbi ju me një diskriminim dhe një ndjenjë urrejtje që tejkalon çdo formë angazhimi midis kundërshtarëve politikë”.

Gjatë takimit në Dibër, Basha i quajti mendjelehta deklaratat e një dite më parë të Bujar Nishanit se teza e Bashës ‘masakër zgjedhore’, është spekulative dhe e padrejtë. I vendosur Basha vijon ta konsiderojë masakër elektorale 25 prillin, ndonëse kritikët e tij brenda PD thonë se ai i humkbi zgjedhjet dhe duhet të dorëhiqet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?