Foto nga takimi i Lulzim Bashes

Politikë

Basha takim online me përfaqësuesit e lëvizjes 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë': Duhet ta rifitojmë trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve

3 Tetor 2020, 17:59| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 18:04

  • Share

Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim "online" me përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë", ku ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve.

Gjatë takimit online me ta, Basha shkruan se ka shprehur "brengën" për sabotimin e votës së diasporës.

"Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoja me shqiptarë të zotë dhe me integritet, të cilët suksesi personal dhe profesional në të katër anët e botës nuk i ka larguar nga përkushtimi ndaj vendit.

Dëgjova me vëmendje mendimet e aktivistëve të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe vizionin e tyre për një Shqipëri demokratike, të zhvilluar dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Europian.

Vlerësova veçanërisht përpjekjen e tyre të drejtë dhe emancipuese për të mundësuar votën e diasporës shqiptare si dhe gatishmërinë  për t’u përfshirë në procesin politik, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e shtetit institucional të së drejtës, që ofron një avantazh shumë të madh për vendin.

Gjatë takimit online me ta, shpreha brengën për sabotimin e qëllimshëm të votës së diasporës nga qeveria në ikje dhe rikonfirmova angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike që të bëjmë realitet votën e diasporës që në zgjedhjet e para të përgjithshme pas ardhjes tonë në pushtet.

Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve dhe koha më e volitshme për këtë është sot", tha Basha.

Komento

Komente

  • LORA: 04/10/2020 10:15

    Ja edhe alibia marxhinale e "diaspores ,," kliente te babaleve te vetdjegun. Perse lul-kusaro-krimineli nuk ndenji si keta "te talentuarit" ne Holande???Kush e solli ate ne krye te bandes se plackitjeve te shtetit te shqiptarve????

    Përgjigju
  • sadushja: 04/10/2020 07:14

    po vec te tjerash qe keta jan te gjith militante......per te qeshur eshte se qeveria sabotoi voten e tyre.....un jam vet ne emigracion .....po te votonim ne nuk e di sa thell akoma do ritej fitorja e rames....luli hajduti dhe vrases nje i till i ben te gjitha genjen se ishte pd e para qe kundershtoj voten ton .....turp o i pa cip

    Përgjigju
  • Hahahah: 03/10/2020 23:34

    Hahahaha. O ckom qesh me te modhe. Doli Hackaj, nipi Halim Kosoves e miku i ngusht i familjes Ruli te bej takim per perfaqesimin e diaspores. Pse lodhesh kot, daja ta ka siguru vendin e deputetit. Sa per show del e ben takime me Lylin. Manager i sukseshem qe mezi mori shkollen me shkelma ne gjermani e me teme diplome te vjedhur. Mos na hap barkun se le nam

    Përgjigju
    • Turi: 04/10/2020 08:56

      jo Hackaj por Hackovic. Familja kti jan gollobordas, niper serbi. Ky eshte kokrra e legenit. E kam njoft ne gjermani. Mos ishte Genz Ruli e Halim Kosova, ky kish per te perfundu shites supermarketi. Mos flasim per familje hajdutesh qe vodhen prona e nona kti legenit i lente punonjeset pa rroge. Ptu, far e keqe. Nga njerez si ty duhet ruajtur vendi. Kurr sdo me perfaqsosh ti zagar ne parlament.

  • Gim: 03/10/2020 20:10

    Kta iken as e kane idene se cfare eshte shqiperia. Njesoj sikur amerikanet te kthehen e te kerkojne te permiresojne angline. Shaka e shemtuar kjo diaspora

    Përgjigju
  • ilo: 03/10/2020 19:52

    Kto jane si levat e partise dikur.

    Përgjigju
  • O tej: 03/10/2020 19:47

    Me Bashen te rruni to ..... t ju po shikoni ndertoni jeten aty ku jeni e mis e merni me nje Lylush Bibulush

    Përgjigju
  • bebe: 03/10/2020 19:15

    nga kush do na clirojne keta diasporet se na hapen barkun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?