Politikë

Basha takohet me ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë: Integrimi në BE prioritet absolut i Partisë Demokratike

20 Nëntor 2021, 12:18| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 12:33

  • Share

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, zgjedhje të lira dhe lufta kundër korrupsionit, ishin temat kryesore të diskutimit gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike Luzlim Basha me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë Michael Linhart.

Basha i shprehur mirënjohjen për mbështetjen e çmuar dhe të kahershme të Austrisë për Shqipërinë, e në veçanti në përpjekjen tonë historike për integrimin në Bashkimin Europian. Po ashtu kryetari i PD-së, shkruan se prioritet i kësaj partie është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin, që për shumë gjatë e kanë penguar dhe vonuar rrugëtimin tonë drejt BE-së.

‘Me kënaqësi prita Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Z. Michael Linhart, të cilit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar dhe të kahershme të Austrisë për Shqipërinë, e në veçanti në përpjekjen tonë historike për integrimin në Bashkimin Europian.

Ndava me të prioritetet e Partisë Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin, që për shumë gjatë e kanë penguar dhe vonuar rrugëtimin tonë drejt BE-së.

Jam i lumtur që me Ministrin dhe përfaqësuesin e simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë, bashkëndajmë bindjen se Bashkimi Europian është alternativa e vetme për rajonin, si dhe e sigurova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet prioritet absolut i Partisë Demokratike, si garanci për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët shqiptarë.’- shkruan Basha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?