Gafa e Bashës!?! "Qeveri tranzitore çdo zgjedhje...derisa të anëtarësohemi në BE (!)"

31 Tetor 2019, 09:24| Përditesimi: 31 Tetor 2019, 15:37

  • Share

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot me një kërkesë të re për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ai ka deklaruar se duhet një qeveri tranzitore në çdo zgjedhje, derisa Shqipëria të jetë anëtare e BE për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t'i prerë rrugën presionit ndaj votuesve dhe administratës siç ai u shpreh.

Kjo deklaratë me gjasë duhet të jetë një lapsus, pasi kryedemokrati duket të ketë ngatërruar procesin e hapjes së negociatave me atë të anëtarësimin në BE, të cilët janë dy gjëra të ndryshme. Nëse për hapjen e negociatave do të flitet sërish majin e vitit të ardhshëm në samitin e Zagrebit, anëtarësimi nuk ka datë, madje as vit, por vetëm një përllogaritje hipotetike që tejkalon më shumë se një dekadë, e deri në dy dekada, nëse do vazhdojë të jetë kjo BE.

Një ditë pasi ripërsëriti thirrjen për zgjedhje të parakohshme, Basha u takua me kreun e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Juglindore Robert Benjamin për të folur për krizën politike në vend. Gjatë takimit Basha u shpreh se se zgjidhja e krizës kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Pavarësisht deklaratave përsëritura të kryedemokratiti se ndërkombëtarët nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të vendit tonë, duket se Basha u shpreh se me ndihmën e SHBA, Shqipëria do të arrijë të rikthejë vlerat demokratike. Ai sulmoi edhe Reformën në Drejtësi duke u shprehur  se po vonohet ngritja e SPAK dhe BKH për hetimin e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

"Me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të institutit demokratik amerikan NDI, z. Robert Benjamin diskutuam krizën politike në vend, zgjidhja e të cilës kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  Derisa të jetë anëtare e Bashkimit Europian, para zgjedhjeve Shqipëria duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë mënyrë do ti pritet rruga presionit ndaj votuesve dhe ndaj administratës, keqpërdorimit të fondeve publike dhe aseteve shtetërore dhe rolit të personave me rekorde kriminale dhe grupeve kriminale. Ndarja e politikës nga krimi është jetike për votën e lirë.

Ndava shqetësimin e opozitës për vonesat në ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe BKH që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta dhe vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar që pasuritë që ka vendi dhe potencialin e jashtzakonshëm njerëzor ti vëmë në të mirë të qytetarëve dhe jo në funksion të një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh.

Me ndihmën e çmuar të SHBA do të arrijmë ta kthejmë Shqipërinë në një demokraci funksionale dhe pasuritë e saj në zhvillim dhe mirëqenie për çdo familje shqiptare. Përfaqësuesit e Institutit Demokrat ndanë shqetësimin me të cilin po ndiqet në SHBA kriza politike në vend dhe konfirmuan gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre për zgjidhjen e saj dhe forcimin e demokracisë", shkruan Basha.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare, janë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë hartuar një draft i cili përcakton se nga 6 muaj para zgjedhjeve çdo aktivitet i qeverisë, duhet të raportohet pranë KQZ-së 24 orë para se të zhvillohet dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse do të lejohet apo jo të mbahet.

Sipas Damian Gjiknurit, nëse ky draft miratohet, do e kthente qeverinë ''në gati një qeveri teknike''.

Raportimi i këtyre aktiviteteve pranë KQZ-së duhet të raportohen 24 orë para se të zhvillohen në një faqe online i administruar nga ky institucion, ku duhet të jepen të dhëna për datën dhe orën e veprimtarisë, llojin e saj, tematikën, nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, të ftuarit e nderit, folësit e planifikuar dhe mediatizimin.

Nëse KQZ konstaton vetë, ose vihet në dijeni nga palë të treta se aktiviteti mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të saj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 31/10/2019 13:07

    Hah dmth do ndihmen e shba te marresh pushtetin prapre. Ti qenke nje kokerr idioti po gjynah kush te vjen mbrapa se i more ne qafe

    Përgjigju
  • Lifi: 31/10/2019 11:12

    Me ndihmen e Karpushinit dhe Putinit po por Amerika dhe Europa nuk duan tju shikojne me sy o felliqesira te kombit.

    Përgjigju
  • dita: 31/10/2019 10:43

    E para te behet reforma zgjedhore sic duhet e dyta te ikni ju figura politike qe doni vetem Shqiperine gri...ka ardhe momenti qe duhet nje zgjidhje prej verteti, jo hajde ta shtyjme dhe kete rradhe!!!

    Përgjigju
  • Qifi: 31/10/2019 09:54

    Lulash kur do na organizosh naj protest lal te vijm te ham ato sufllaqe falas, heren e funit na dhat buk me qofte nuk ishte gjo. Nqs edhe ksaj here na jepni buk me qofte nuk vij mo ne protest, sufllaqe nga ato qe bojn ne qender dua dhe te bejm kryeminister ty ene Monen perkrah teje ene Like florinin mes jush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?