Kreu i Demokratëve Euroaltantikë, Lulzim Basha

'Taksa e sheshtë 9%', Basha: I jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen

21 Korrik, 14:48| Përditesimi: 21 Korrik, 14:59

  • Share

Taksa e sheshtë 9% do ti jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen.

Këtë e ka bërë me dije, kreu i Demokratëve Euroaltantikë, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka rikonfirmuar angazhimin e bërë publik në Kuvendin Programor të 1 qershorit për taksën e sheshtë.

Plani ekonomik i demokratëve euroatlantikë, parashikon taksën e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhurat personale 9%, dividendi me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, që sipas Lulzim Bashës fuqizon sipërmarrjen dhe profesionet e lira, duke sjellë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare.

“Kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, arbitrariteti i qeverisë, klientelizmi që vret konkurrencën, korrupsioni që pamundëson zhvillimin ekonomik, janë problemet reale që prekin jetën e çdo shqiptari. Prandaj dhe përkushtimi ynë shkon i gjithë për zgjidhjen e tyre, përmes një programi ambicioz, me të cilin synojmë rritjen e mirëqenies dhe krijimin e mundësive për të gjithë shqiptarët pa dallim. Plani i demokratëve euroatlantikë për ekonominë, me taksa të ulta, miradministrim dhe transparencë, çliron potencialin e vendit, zhvillon sipërmarrjen, nxit punësimin, forcon shtresën e mesme, rrit të ardhurat dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Në videon që ka shpërndarë, Basha një inxhinier i ri tregon barrën e rëndë fiskale që dëmton shtresën e mesme.

Për Bashën, kjo është një tirani e qeverisë ndaj shtresës së mesme që do t’i jepet fund shumë shpejt.

“Ne do t’i japim fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen shqiptare. Me 9% taksën e sheshtë mbi tatim fitimin dhe mbi tatimin mbi të ardhurat personale, ne do të garantojmë fuqizimin e sipërmarrjes shqiptare dhe të profesioneve të lira. Kjo do të sjellë mirëqenie ekonomike dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë”, tha Basha.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/07/2024 01:54

    Sipas Bashes me taksen e sheshte 9 % do te sjellim begatine e keshtu i bie qe X qe fiton 2 milion kete vit te paguaje le te themi si takse 100.000,ne 2025 ben 4 milion e prape 100.000 ne 2030 ndoshta arrin ne 10 milion e prape 100000,nderkaq po te mendojme qe kete takse e paguan dhe nje biznesman jo dhe aq me fat sa nje oligark,t'a zeme qe Y beri kete vit 2 milion dhe paguan 100000,ne 2025 beri 4 milion dhe pagoi po 100000,por ne 2030 nuk i ka ecur kaq mbare sa X dhe fitimi eshte ne vend numero aty tek 4milionshi,ndoshta mund te te kete dale dhe me humbje,ose mund te kete pesuar nje mbrapa kthehu,prape sipas parimit tend i duhet te paguaje ate 100000?!Nuk mund t'i taksosh njelloj vetem 9 % si ate ndertuesin qe nderton kulla e fiton pa fund tendera rrugesh,me nje fermer,apo manifakturist qe fitimi i te cilece, varet nga tekat e motit, te tregut e bursave.E shikoni si ankohen manifakturat per ulje fitimi nga ulja e eksporteve dhe renia e valutave,nuk degjojme te ankohen ndertuesit e kullave dhe rrugeve.Kjo mund te theksohet me ate taksen tende /te sheshte/.Ndoshta ai inxhinjeri jot do te kendoje ndryshe kur te provoje te dyja anet e biznesit edhe suksesin edhe deshtimin,ne te fundit jemi ne kapitalizem dhe ka te papritura. Duhet takse progresive o Bashe se ndryshe shumica e pasurive mbetet tek 2 % qe perbejne klasen e larte e keshtu krijojme super te pasur e oligarke!

    Përgjigju
  • Termeti: 21/07/2024 16:23

    Z.Rama! Ruaju nga Lulezim Basha, se me idete dhe inatin qe ka do te rrezoj nga viti 2040!

    Përgjigju
  • Askushi: 21/07/2024 15:15

    Ca thua ashtu? Me të vërtetë? Po shtetin me ca do e mbash,rrogat e administrates, të doktoreve dhe infermierëve tanë të pangopur dhe të policisë së lodhur me ca do e paguash?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?