Akuzat e rënda të Bashës ndaj familjes Berisha: Bëjnë biznes dhe pastrojnë para nga trafikantët e drogës të shpallur 'Non Grata' nga Britania e Madhe! Berisha 'fshihet' nga korridori i PD

4 Janar 2022, 08:41| Përditesimi: 5 Janar 2022, 11:34

  • Share

TIRANË- Sot retorika e Lulzim Bashës kundrejt Sali Berishës ka arritur kulmin, me akuza që nuk i kishte artikuluar kurrë më parë. 1 ditë para se Berisha t'i mësyjë në zyrë, Lulzim Basha e ka akuzuar për herë të parë se bën biznes dhe pastron para me trafikantët e drogës të shpallur "Non Grata" nga Britania e Madhe. Basha nuk përmend emra konkret, por flet për pjesëtarë të një organizate kriminale B9, me të cilët thotë se Berisha bën biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash si dhe ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit.

'Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!", tha Basha. 

Kjo akuzë e fortë erdhi pasi veshja e xhamave të përparmë të derës kryesore të selisë së PD me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e partisë duket se e alarmoi Sali Berishën i cili e ka interpretuar si blindim dyersh. I ashtuquajturi Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka reaguar nëpërmjet një deklarate, ku shkruhet se Basha po tenton të shndërrojë selinë e PD në 'bunkerin e tij privat'. Megjithatë ata shprehen të vendosur se 'asnjë derë apo bravë nuk do të mbajë peng vullnetin e shprehur me votë të demokratëve'. Nga ana tjetër që prej ditës së djeshme, dyert në selinë e Partisë Demokratike janë kyçur dhe brenda në seli lejohen që të futen vetëm anëtarë që kanë dalë në mbështetje të Lulzim Bashës. Ndryshime nuk ka patur vetëm në pjesën e jashtme të selisë, por edhe brenda. Në korridorin e godinës në katin e parë janë hequr disa fotot në muret anësore ku shfaqeshin momentet të qeverisjes së Berishës, siç ishin inaugurime të ndryshme apo futja në NATO.

"Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër t ë izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 anëtarë q firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre ne bunkerin e vetmisë dhe pazareve te tij. Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartcik të marre peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer te blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratëve, selinë e Partisë Demokratike, në bunkerin e tij privat. Me ketë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me  dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata  që shembën regjimin më gjakatar ne ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë bravë, hekur apo shul të mbaje peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lire. Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tille do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre qe bunkerizuan Shqipërinë", thuhet në deklaratë.

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga protesta e 8 janarit, Basha e ka komentuar me ironi.

"Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij, Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për t'u mbrojtur”, tha Basha.

Kujtojmë se 5 janari është dita deri kur Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që t’i lirojë zyrën me argumentin se Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar me firmën e 4446 delegatëve. Ndërkohë në 8 janar është protesta e thirrur për forcimin e PD-së.

 

Ndryshimi ne seli e PD

 

 

VIDEO-Te dhenat e fundit me gazetaren Danjela Maloku

 

Njoftimi i grupit Berisha
 

Ora 20:31
Alibeaj: Pseudoprotesta e 8 janarit do të dështojë, Berisha s'ka moral! Kërkon të marrë PD-në për interesa personale

1638639240_alibeaj.jpg

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale në lidhje me protestën e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Alibeaj shprehet se s’ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën ndërsa i quan klithma të zbehta të një agonie politike. Sakaq, Alibeaj shprehet se Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

“Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjeje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!

Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!”-shprehet Alibeaj.

Ora 19:08
Akuzat për blindimin e selisë blu, Gazment Bardhi: Histori e dështuar dhe qesharake nga një person që ka humbur arsyen

1590669602_BARDHII.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave për blindimin e dyerve të selisë blu. Bardhi shprehet në rrjete sociale se histeria me brava dhe blinda është një histori e dështuar. Më tej ai shkruan se rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat. Sipas tij protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyen nga një hall i madh.

"Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

Histeria me brava dhe blinda është një histori e dështuar dhe qesharake. Quhet mjerim kolektiv! Njësoj si qëllimi i të ashtuquajturës protestë kombëtare, ku demokratët ftohen të protestojnë kundër Partisë Demokratike!

Protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyejen nga një hall i madh. Kjo nuk u shërben demokratëve, por i shërben vetëm Edi Ramës, dhe është vijim i talljes disa mujore me demokratët dhe sakrificën e tyre." - shkruan Bardhi.

Ora 15:06
Berisha thirri protestë para selisë blu më 8 janar, Basha: Hera e parë që një ‘non grata’ nga SHBA thërret protestë kundër partisë së tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish mbi protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 janar para selisë blu. Përmes një postimi në tëitter, Basha shkruan se është hera e parë një politikan i shpallur non grata nga SHBA thërret protestë kundër partisë së tij

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij, Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha.

Ora 13:50
Zëdhënësja e Berishës i përgjigjet Bashës: Ti je i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash deri në 800 mijë dollarë, qesharake akuzat ndaj ish-kryeministrit

Zëdhënësja e Sali Berishës Floriana Garo ka reaguar në lidhje me deklaratën e PD-së, se kjo parti nuk është e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën dhe po përgatisin që të sulmojnë selinë e PD-së. Floriana Garo thotë se Lulzim Basha po flet me gjuhën e Edi Ramës, ndërsa shton se Basha është i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash, për pagesa deri në 800 mijë dollarë.

'Deputeti Brava e kupton qe numerimi se prapthi per te eshte afer fundit. I shkarkuar, i braktisur dhe i perbuzur nga demokratet deklaratat e tij ngjasojne gjithnje e me shume si dy pika uji me ato te deputetit Balla qe eshte dhe interlokutori i tij ne PS pas shkarkimit. Sot Lulzim Brava flet per Sali Berishen me gjuhen e langojve te Edi Rames sepse ne fakt ky eshte misioni i fundit qe i ka mbetur per te bere!

Por ne cdo rast ai mbetet nje version qesharak i pengmarresit te tij. Ne 8 vjet nderkohe qe Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokrateve per pazare me Ramen, shqiptaret nuk kane degjuar apo pare askend te luftoje dhe denoncoje narkoshtetin, narkotrafikantet dhe krimin e organizuar me shume se Sali Berisha! Akoma me qesharake vjen akuza per pastrim parash kur ne fakt i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht per pastrim parash eshte vete Lulzim Brava per pagesa deri ne 800 mije dollare! Eshte kjo dosje bashke me Toyota Yaris te cilet e kane lene peng te Edi Rama! Eshte mega afera e Portit te Durresit pazar-karremi qe e ben ti ku dervihet vullnetit te demokrateve.

Sa per takimin e shoqates Basha- Bardhi, nuk ka Gaztor qe mund te shpjegoje se si ne nje salle me 1950 karrike qenkan ulur 5004 delegate! Ne fakt kjo eshte dhe nje nga aresyet perse shqiptaret nuk kane asnje besim qe voten e tyre te lire mund ta garantoje dikush qe genjen dhe manipulon me ze dhe figure voten e demokrateve!

Por ne pak dite Shqiperia dhe Partia Demokratike do te ndahen nga opozita e deshtuar e korruptuar dhe e kapur e Lulzim Braves! Nuk ka bunker, brave apo shul qe do mund te pengoje vullnetin e demokrateve per t’a cliruar opoziten nga pazaret dhe pengjet!'- shkruan Garo.

Ora 12:14
E akuzuan se blindoi dyert e PD-së, Basha reagon ashpër: Partia s'do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën dhe bëjnë biznes me familjarët e tij

Partia Demokratike thotë se Sali Berisha i shoqëruar me trafikante të drogës, po përgatitet të sulmojë selinë blu. Duke u përgjigjur në lidhje me akuzat e grupit të Rithemelimit të PD-së, se Lulzim Basha po blindon dyert dhe dritaret e selisë blu, PD thotë se kjo parti nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën, gjuha e të cilit ka si qëllim vetëm nxitjen e dhunës.

PD shton se Berisha mund të shoqërohet me trafikante droge të shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar, e madje familjarët e tij mund të bëjnë biznes me pasuri të palujtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Sipas PD-së, punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë.

'Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!

Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar.

Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista.'- shkruan PD.

Ora 12:11
Selia blu ‘vishet’ me logo, Nishani-Bashës: S’ka derë brave apo hekur të mbajë peng PD! Do të kesh fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë

Pasi kryedemokrati “veshi” selinë blu me logo të PD-së, ka reaguar edhe Bujari Nishani duke thënë se asnjë “derë brave, hekur apo shul s’mund të mbajë peng vullnetin e demokratëve”.

Ai shprehet se Basha ka vendosur të kthejë shndërrojë “shtëpinë” e demokratëve në bunkerin e vetmisë, duke shtuar se “pengmarrësi” do të ketë fatin e atyre që bunkerizuar Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit.

Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokrateve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij.

Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje aparatçik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.

Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me  dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata  qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.

Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.

Ora 11:56
Basha ‘mbuloi’ selinë blu me logo të PD, Spahiu ironizon: Çdo popull ka qeverinë që meriton, shqiptarët kanë edhe opozitën

 “Çdo popull ka qeverinë që meriton, Shqiptarët kanë edhe opozitën…”, këto kanë qenë rreshtat që ka publikuar Kreshnik Spahiu paraditen e sotme.

Spahiu me tone ironike, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe akuzat e Berishës dhe mbështetësve të tij se kryedemokrati Lulzim Bash ka “blinduar” selinë blu.

Ai ka krahasuar selinë e PD me një bunker, ndërsa të gjithë janë “sy e vesh” për të parë se çfarë e pret Partinë Demokratike ditën e nesërme, afati që i ka dhënë Berisha-Bashës për t’u larguar nga selia.

Ora 11:09
Pollo paralajmëron Bashën: Do përgjigjeni për blindimin e portave dhe dritareve, më 8 janar do marrim selinë

Genc Pollo, i rreshtuar krah Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit në luftën brenda Partisë Demokratike, thotë se Lulzim Basha do të përgjigjet për blindimin e portave dhe dyerve të selisë së PD-së. Pollo shkruan se selia duhet t'i kthehet organeve legjitime të PD-së siç ka vendosur Kuvendi dhe anëtaresia, jo më vonë se data 8 janar.

 “Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake. Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë. Por në çdo rast selia duhet t'i kthehet organeve legjitime të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar! Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!!” shkruan ai.

Komento

Komente

  • Fadili: 05/01/2022 04:00

    Toke e xanum

    Përgjigju
  • Loni: 04/01/2022 19:45

    Eshte e vertete se ata qe mbrojne Berishen, kane qene me detyra ne kohen e qeverisjes se PD dhe jane pasuruar. Problemi eshte se ne kohen e Bashes, nuk eshte pasuruar njeri, sepse nuk kane kane qene ne pushtet. Keto 8 vjet ne opozite eshte pasuruar vetem Basha dhe familjaret e tij. Kshu qe ata qe jane pasuruar ne kohen e Berishes, kane nga mbrapa shume demokrate, sepse kane shprese qe edhe keta do kene vende pune dhe do pasurohen, se me Bashen, vetem Basha pasurohet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 04/01/2022 19:09

    Kush të don ty lulush krimineli lulush serbospiuni !

    Përgjigju
    • XXX: 04/01/2022 22:58

      Yt rr****r, klysh i saliut

  • tom234: 04/01/2022 18:32

    Nese veshtron mbeshtetesit e Berishes,ata te gjithe jane njerez qe jane pasuruar maksimalisht ne kohen e Berishes.E qarte pergjigjja.Te mbrojme ato qe kemi fituar dhe te mundohemi te bejme ca te tjera nese Berisha vjen prape.Ne fakt,me per te qeshur eshte Nishani.Vene president nga Berisha,nuk ia vlen te komentohet.E thene me qarte.Sali,bythen do ta lepijme gjer ne vdekje.E keqja eshte se koha e Saliut ka mbaruar.Cfare do lloj gjeje ai te beje,koha e tij shkoi.Nuk vjen me.Sa njerez te vrare,sa gjak,sa djegje,sa prinder qane femijet,sa femije mbeten pa prinder,sa njrez mbeten ekstremisht te varfer nga firmat. Fatkeqesi per disa qe ndofta jane te ndershem,por te manget per ta kuptuar se koha e Sali Berishes shkoi dhe nuk kthehett me rremuja dhe vdekja.

    Përgjigju
    • Analisti: 04/01/2022 19:22

      Shume sakte

  • Lor: 04/01/2022 17:39

    Tik tok tik tok ora po te vjen Lulzim tik tok

    Përgjigju
  • kriminelet ne litar!: 04/01/2022 16:35

    Po ajo DIHET se kryekrimineli dhe kryemaskarai e kryehajduti i te gjithe Shqiperise se shkrete qoftelargu sb, eshte rreziku dhe fatkeqesia me e madhe deri me sot e te gjithe kombit shqiptar. Ky plakaruq i ndyre, ka mbledhur rreth vetes te gjithe horrat e bashibozuket dhe mundohet me metoden 'mbrojtja me e mire eshte sulmi' qe te vazhdoje qe te jete ne pushtet e te vazhdoje te mos ndeshkohet e te livadhise akoma e te beje mynxyra e tmerre e kasaphana siç kjo murtaje din ti beje shume mire. Po USA dhe pjesa me e mire e te gjithe shqiptareve NUK KANE PER TI LENE!

    Përgjigju
    • Grsal: 05/01/2022 02:28

      Shumica e shqiptareve keshtu mendon!Do ta qerojme kancerin!

  • KASAP Rexhep Pall Bule Leka [ kepi ]: 04/01/2022 15:31

    O Genc kuqi ti je hajduti më i madh i pd e ti kujton se do kthehet koha e rëmpallës së Sali pallës. Haroje o kuq Genci se ti prap do vjedhësh e sdo pagush. Burgu të pret o Genci ibret.

    Përgjigju
  • O tej: 04/01/2022 14:13

    E keni ba lesh arapi PD . Koken ken me ngren tane ju pushta.

    Përgjigju
  • Coli: 04/01/2022 13:59

    Kuqos i intereson me sesben te behen rremuja ne shqiperi te shpetoj lekuren e tij te qelbur nga matrapazet qe ka kryer,dhe e di shume mire qe ka dosje me shume vite burg per te bere.. kuqo per shitjen e albtelekomit do japesh llogari dhe do kethesh mbrapsh leket e aksioneve te 5200 ish punetorve ,,hajdut i qelbur.

    Përgjigju
  • Labi: 04/01/2022 13:28

    Pas 90, Berisha krijoi profilin e liderit te retorikes se forte qe e njohim te gjithe. Gjysma te paverteta dhe gjysma te pasakta. Porse me kalimin e viteve e hoqi kostumin e retorikes. Te gjithe lideret e tjere qe pasuan, vecanerisht Rama, e persosen kete cilesi duke shtuar dhe gjuhen imorale, pa etike dhe vulgare. Jo me shume per tju afruar tendences se popullates sesa nivelit karagjoz te vetjeteses. Kur zoti Basha erdhi me skene, ai qe me triken e shkollarit meqe qe jurist. Me fjalor pozitiv etj falsitete. Tashme qe Berisha dhe antaresia e PD nuk e do ai menjehere ka veshur pallton e vjeter te Berishes duke performuar nje retorike kaq monstruoze sa te le pa mend. Nje njeri i thjeshte e ho me nje jurist me dipllome, deputet apo kandidat per kryeminister ne nje vend te botes demokratike nuk mund thjesht te akuzoje deputete te partise te tij si trafikante droge ose te lidhur me to. Sepse nese eshte e vertete, me se pari duhet te dorehiqet dhe me e rendesishme te kallzoje krimin dhe autoret e dyshuar te tyre ne organin kompetent. Eshte jo thjest nje deshtim por turpi jone si shqiptare. Dhe ju lutemi njerzve te pergjegjshem ne ate parti qe te bejne detyren qytetare me se paku.

    Përgjigju
  • Ehuuu: 04/01/2022 12:27

    Po sikur that do e merrni ne date 5, apo hajde ta shtyme dhe ca dite se me pushime jemi

    Përgjigju
  • Beni: 04/01/2022 12:10

    Luli si Trump zgjedhje te paligjshme te shohim cfare do te ndodh me 6Janar. Besoj Berisha do të hyje zyrat e PD si mendoni ju o njerëz ndobjë mendim ndryshe është i mirëpritur demokraci hesapi hajt tung.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?