Xhelal Mziu dhe Lulzim Basha

Politikë

Basha vizitoi Dibrën, Xhelal Mziu: Pjesëmarrje madhështore, fati i Shqipërisë varet nga ne

30 Maj 2021, 22:46| Përditesimi: 30 Maj 2021, 22:50

  • Share

Teksa kreu i opozitës, Lulzim Basha ka mbajtur një takim në Dibër me anëtarët e PD, Xhelal Mziu ka publikuar foto duke e konsideruar pritje mdhështore dhe ka falenderuar qytetarët dibranët për mbështetjen e tyre.

Xhelal Mziu shkruan se betejën për ndryshim e kanë nisur për njerëzit dhe se fati i Shqipërisë varet nga kjo forcë.

"Pritje madhështore z.Lulzim Basha nga demokratët e Dibrës! Falenderoj me mirënjohje bashkëqytetarët e mi dibranë për mbështetjen e jashtëzakonshme! Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal në tjetërsimin e votave por jo vetëm, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë. Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne. Të bashkuar do ta fitojmë betejën, për gjithë shqiptarët", shkruan Xhelal Mziu.

Lulzim Basha vizitoi sot qytetin e Dibrës në kuadër të takimeve që po mban për zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e partisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?