Camila Cabello dhe Shawn Mendes

VIP & Spektakël

Bashkë në jetë dhe në muzikë, dy këngëtarët e njohur i japin fund lidhjes së tyre 2-vjeçare

18 Nëntor 2021, 09:11| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 09:15

  • Share

Një çift shumë i dashur për publikun, Camilla Cabello dhe Shawn Mendes, njoftuan se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Për më shumë se 2 vite bashkë, dy këngëtarët të cilët kanë bërë edhe bashkëpunime të suksesshme në muzikë kanë qenë të pandashëm dhe dukeshin shumë të dashuruar.

Njoftimin e dhanë të dy përmes rrjetit të tyre social Instagram ku edhe kanë shkruar: Ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes sonë romantike, po por dashuria për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë si shokë të ngushtë dhe do të vazhdojmë të jemi shokë të ngushtë, kështu që e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi e na vazhdim.

Kjo ndarje ka lënë “zemërthyer” publikun pasi ata ishin një nga çiftet më të lezetshme të Hollywoodit.

12/3
J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?