Bashkia Cërrik feston 70-vjetorin e krijimit

21 Nëntor 2022, 22:03| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 22:12

  • Share

Është festuar 70-vjetori i Bashkisë Cërrik, duke u organizuar një aktivitet ku në fillim shfaqen foto ndër vite dhe një bllok shënimesh ku qytetar apo artistë nga Cërriku shkruajnë urimet e tyre për Cërrikun.

Të pyetur disa qytetar të moshës së 3-të si i kujtojnë ato vite apo për ndonjë moment që duhet mbajtur mend ato na shprehen se i kujtojnë me shumë mall.

Ndërkohë në këtë aktivitet kishte shumë të ftuar si këngëtarja Irini Qiriako e cila ndezi skenën, këngëtari Agim Saliu e shumë artist të tjerë.

Ndërsa të ftuar të tjerë ishin artist të ndryshëm të cilët kanë lindur apo kanë punuar në Cërrik për artin siç janë dy Vëllezërit Salsano Rrapi Edmond Rrapi etj.

Në fjalën e tij mbajtëse para qytetarëve të Cerrikut, Kryetari i Bashkise Andi Salla falenderoj të gjithë ato që kontribuan në ngritjen e këtij qyteti para 70-vitesh.

Në fund u ndanë certifikata mirënjohje për artist, por dhe për qytetarët të cilët kanë kontribuar në këtë qytet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?