Bashkia e Tiranës: Rama
gënjën, s’kemi rritur taksat

17 Prill 2012, 19:56| Përditesimi:

  • Share
TIRANE – Në Tiranë nuk ka patur asnjë rritje taksash por një dyfishim të mbledhjes së tyre. Përmes një reagimi zyrtar, Bashkia e kryeqytetit ka përgënjeshtruar sot deklaratat e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të bëra dje gjatë tryezës fiskale. “Është për të ardhur keq që z. Rama ka zgjedhur të risjellë konfliktin politik në qytetin e Tiranës”, thuhet në një njoftim për shtyp.

“Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar asnjë vendim te tillë. Kryetari i Bashkisë është kategorikisht kundër rritjes së taksave dhe qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë. Ajo çfarë ka ndodhur në Tiranë është dyfishim i mbledhjes së taksave, çka do të thotë se qytetarët kanë tashmë besim tek administrata e Bashkisë, se pavarësisht pozicionit apo interesit politik çdokush do të trajtohet i barabartë para ligjit dhe do të paguajë atë që i takon sipas ligjit”, deklaron Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës pohon se ka “eliminuar dhe reduktuar 60 tarifa dhe taksa duke e bërë më të lehtë hapjen dhe zhvillimin e një biznesi, çka ndihmon në rritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?