Pemë të reja të prera e të lëna pranë rrugës dhe inerte. Kjo është panorama në një nga zonat më piktoreske në jug.
Në rrugën Përmet-Lëshicë është konstatuar një masakër pyjore. Dhjetëra pemë kanë njohur sharrën. Kemi një moratorium që ndalon prerjen e pemëve, por kjo duket se nuk funksionon për Bashkinë e Përmetit.
Banorët tregojnë se pishat e egra janë prerë nga Ndërmarrja e Pyjores në Përmet me qëllim pastrimin e rrugës dhe evitimin e rrezikshmërisë.
"Këto i ka bërë vetë bashkia sepse kjo pemë po rrit trupin e saj dhe poshtë ka pak dhe. Shiko ato atje që janë gati në të rënë, nga reshjet e shiut ato rrezikojnë të bien, ndaj po i presin", tha ai.
Report TV ka kërkuar sqarime nga Ndërmarrja e Pyjores dhe Kullotave për këtë masakër në kurorën e gjelbër.
"Në rrugën nacionale është një objekt (masiv pyjor) 40 vjeçar të mbjellë me pisha të egra, janë anash rrugës si rezultat i fatkeqësisë natyrore disa pisha kanë rënë, pastaj një pjesë e këtyre janë prere dhe do të çohen për nevojat e bashkisë. Nuk janë cilësore janë pisha për dru zjarri për nevojat e bashkisë", tha Thanas Nikolla përgjegjësi i Pyje-Kullotave në Përmet.
Në vitin 2016 qeveria miratoi një moratorium për shfrytëzimin e pyjeve dhe ndaloi eksportin e lëndës drusore, por ky ligj nuk e ka ndaluar prerjen e paligjshme të pyjeve në Përmet.
Kjo histori ngjan me problemin e elefanteve dhe kafsheve te tjera ekzotike ne Afrike.Nga nje ane gjithe bota jep donacione per t'i mbrojtur si specie ne rrezik,nga ana tjeter qeverite afrikane dhe org.e tyre lejojne gjuetine e tyre nga super te pasurit me pretendimin se pagesa per gjueti gjoja perdoret per <<konservimin e mbrojtjen>> e specieve.
PërgjigjuTE ARRESTOHEN KETA KRIMINELE QE PRESIN PEMET....
Përgjigju