Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

Kosova & Rajoni

'Bashkim Shqipëri-Kosovë', Brnabiç reagon ndaj deklaratës së Kurtit: Mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin

21 Nëntor 2021, 19:00| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 19:02

  • Share

Reagime të ashpra ka shkaktuar deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se është pro Shqipërisë së Madhe.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka thënë se kjo deklaratë mund të destabilizojë seriozisht të gjithë rajonin.

“Ajo deklaratë është vetëm një gur tjetër në minimin e themeleve të stabilitetit rajonal dhe sigurisë rajonale. Ajo deklaratë mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin”, ka thënë Brnabiç për median serbe Tanjug.

Kryeministri Kurti për revistën britanike, “Monocle”, ka thënë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, në një referendum, i cili do të duhej të bëhej në mënyrë paqësore e demokratike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?