Bashkimi i KESH me OSHEE sërish në tryezë pas krizës, po vlerësohen mundësitë

6 Dhjetor 2021, 23:51| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 00:29

  • Share

Kriza energjetike vuri në pikëpyetje këto muaj mënyrën sesi menaxhohen burimet hidrike dhe ruajtjen e interesit publik dhe ekonomik në zinxhirin e kompanive, që janë pjesë e sektorit, çka ka sjellë në vëmendje mundësinë e ristrukturimit.

Teza që u përfol vetëm disa vite më parë dhe sërish u la në harresë, për bashkimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është rikthyer në diskutim. Vetëm pak ditë më parë një konfirmim të tillë e ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një daljeje të tij në media.

Burime zyrtare konfirmuan se shtysë për këtë është situata e krijuar me energjinë ka bërë që të shihen alternativat dhe logjika ekonomike e strukturës aktuale që kanë kompanitë.

Kjo lidhet me faktin që sot gjenerimi që është KESH dhe OSHEE që ka shpërndarjen funksionojnë të ndara dhe interesi i kompanive është ai individual i secilës. Kjo bën që KESH pasi përmbush detyrimin që ka ndaj OSHEE për sasinë e energjisë për konsumatorët fundorë është i lirë të shesë në tregun e lirë me çmimet që vendosen nga kërkesë-oferta. OSHEE mbulimin e humbjeve detyrohet që ta blejë po nga ky treg i lirë tek furnizuesit privatë. Jo në pak raste është nënvizuar se të vetmit të fituar në këtë cikël janë furnizuesit privatë të cilët në disa raste blejnë lirë nga KESH dhe shesin shtrenjt tek OSHEE.

Bashkimi i prodhimit dhe shpërndarjes në një të vetme duke optimizuar mënyrën sesi përdoren burimet hidrike shihet në kushtet aktuale si e vetmja mënyrë që do të sillte përfitim për kompanitë publike pasi duke qenë nën një çadër interesi do të ishte i përbashkët. Por teksa në teori kjo alternative shihet si zgjidhja ideale në praktikë nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë pasi vetë OSHEE i është nënshtruar një procesi të gjatë ndarjeje duke krijuar kështu tre kompani të tjera nën vete.

Do të duhet të dizenjohet mënyra mund të bëhet shkrirja mes KESH dhe OSHEE duke mos cenuar ecurinë e deri më tanishme të ndarjes që është vlerësuar së fundmi edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Aktualisht një formë “bashkimi” hibrid i detyruar po funksionon edhe tani në kushtet e gjendjes së emergjencës për furnizimin me energji e cila bashkon të tre operatorët rreth interesit të përbashkët të sigurimit të energjisë elektrike për vendin. Të trija kompanitë kanë pezulluar investimet me përjashtim të atyre urgjente. /N.Maho, Monitor

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/12/2021 03:59

    KESH + OSHEE = TRUST!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?