Nga Besëlidhja - Kamza

Basketboll/ Tirana dhe Teuta bëjnë detyrën dhe ndajnë kreun, Besëlidhja i ndjek nga pranë

8 Nëntor 2022, 13:23| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 13:26

  • Share

Kampionati shqiptar i basketbollit për meshkuj vijoi me javën e pestë. Skuadrat pretendente bënë detyrën, teksa në krye të klasifikimit ka diferenca të ngushta, me Tiranën dhe Teutën që kryesojnë me pikë të njëjta.

Në "Farie Hoti" bardheblutë e trajnerit Erkand Karaj mundën me lehtësi 94-75 Apoloninë. Vendasit e dominuan takimin në tre periodat e para, duke lëshuar vetëm në fund. 21-17, 28-22, 28-15 dhe 17-21, me këto shifra u mbyllën periodat respektive.

Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" në Durrës, Teuta fitoi 110-78 me Vllazninë. Miqtë nga Shkodra ia dolën të fitonin vetëm periodën e dytë, teksa u dominuan nga bregdetarët.

Në ndeshjen tjetër, Besëlidhja fitoi 85-78 me Kamzën në "Asllan Rusi". 27-15, 22-12, 16-35 dhe 20-16 u mbyllën periodat respektive. Pas javës së pestë, Tirana dhe Teuta kryesojnë me nëntë pikë, Apolonia dhe Besëlidhja me tetë pikë, teksa Kamza mban vendin e parafundit me gjashtë pikë. Në fund Vllaznia me vetëm pesë pikë.

Rezultatet:

Besëlidhja 85-78 Kamza

Teuta 110-78 Vllaznia

Tirana 94-75 Apolonia

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?