Basketbollistet e Flamurtarit nuk njohin kundërshtarë, ‘likuidojnë’ edhe Tiranën! Gati për ‘play-off’

21 Prill 2022, 14:29| Përditesimi: 21 Prill 2022, 14:49

  • Share

Flamurtari i basketbollit për femra ka korrur një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për titull. Vajzat vlonjate fituan 97-62 me pikë kundër Tiranës, duke i mundësuar ekipit të drejtuar nga Elona Hasanaj qëndrimin në vendin e parë.

Synimi mbetet vetëm titulli kampion dhe duket se me këtë ecuri Flamurtari nuk ka rival dhe pret vetëm fazën ‘play off’. Ekipi i Flamurtarit ka dominuar gjatë gjithë takimit, ndërsa vetëm pjesa e parë është mbyllur me shifrat 60-26 duke treguar qartë se synimi ishte vetëm fitorja e thellë.

Janë aktivizuar më pas edhe lojtarët e reja të ekipit vlonjat, ndërsa krejt takimi është mbyllur me shifrat 97-62. Tashmë faza e rregullt e kampionatit po shkon drejt fundit, ndërsa pritet të nisë faza ‘play off’ ku Flamurtari ka avantazh për faktin se renditet në vendin e parë.

Katër ekipet e renditura në katër vendet e para do të diskutojnë titullin kampion, por Flamurtari duket qartë se është ekipi për t’u mundur.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?