Basketbollisti francez pozitiv me koronavirus, ndërpritet NBA

12 Mars 2020, 10:46| Përditesimi: 12 Mars 2020, 10:49

  • Share

Pas futbollistit të parë në Seria A me koronavirus që ishte Daniel Rugani i Juventusit edhe në NBA është zbuluar rasti i parë me COVID-19. Bëhet fjalë për basketbollistin e Utah Jazz, Rudy Gubert, i cili vetëm një ditë më parë kishte bërë shaka në konferencën për shtyp, duke u hequr kapuçat mikrofonave.

Menjëherë pas këtij lajmi është ndërprerë edhe ndeshja mes Oklahoma City Thunder dhe Utah Jazz pavarësisht se njerëzit ishin mbledhur në stadium.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i NBA, që nëpërmjet një postimi ka lajmëruar se është ndërprerë sezoni i rregullt i kampionatit deri në një njoftim të dytë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?