Foto ilustruese

Baste me telefona nëpër lokale, arrestohen 2 persona në Korçë

4 Prill 2022, 16:06| Përditesimi: 4 Prill 2022, 16:07

  • Share

KORÇË- Policia e Korçës në kuadër të operacionit “Basti i fundit” ka vënë në pranga 2 persona.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 9, Korçë, konkretisht në dy lokale në përdorim nga shtetas të tjerë janë konstatuar dy G. S., 47 vjeç dhe J. P., 21 vjeç, banues në Korçë, të cilëve iu gjetën aparate celulare që i përdornin për të vendosur baste.

Sekuestrohen dy aparate celulare, të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?