Foto ilustruese

Baste sportive me telefon në një lokal në Tiranë, arrestohet pronari edhe një tjetër

13 Shkurt 2022, 10:49| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 10:50

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi përdoronin lokalin në pronësi të njërit prej të prangosurëve për të vendosur baste sportive.

E. O., 35 dhe A. D., 41 vjeç janë kapur duke kryer aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E. O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • maksi: 13/02/2022 19:44

    TE GJITHE pikat e ish-basteve ne tirane,,,,vazhdojne aktivitetin perseri,,pronari i lokalit i vendos bastet me telefonin celular,,,,mjaft te shkosh e te rrish perjashta ,,,,dhe i shikon....njerezit po lene leshte ne keto lokale...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?