Bayern Mynchen gjatë festimit të njërit prej golave

Bayern fiton me goleadë dhe merr kryesimin e kampionatit, tre pikë edhe për Dortmund-in

9 Mars 2019, 18:20| Përditesimi: 9 Mars 2019, 18:24

  • Share

Në javën e 25 të “Bundesligës” Bayern Mynchen ka marrë kryesimin e kampionatit falë fitores tenistike 6-0 kundër Wolsburg. Në “Allianz Arena” festivali i golave nisi me Gnabry-n, ndërsa më pas Levandoskidy herë, James Rodriguez, Myler dhe Kirmich shënuan emrat në listën e golashënuesve.

Ndërkohë tre pikë jo me pak vështirësi ka marrë Dortmundi që sot kundër Stuttgart është rikthyer te fitoret falë rezultatit 3-1. Pas një pjese të parë të mbyllur me shifrat 0-0, në fraksionin e dytë të lojës verdhezinjtë zhbllokuan rezultatin me kapitenin Reus që realizoi me penallti. 9 minuta më pas miqtë do të vendosin edhe një herë baraspeshën.

Kur dukej se ndeshja po i drejtohej barazimit Paco Alcaser shënoi golin e avantazhin pas një këmbëngulje të gjatë në zonën e rreptësisë. Në minutat shtesë të kohës së rregullt Pulisic realizoi edhe golin e tretë për Dortmund, që pavarësisht fitores humbet vendin e parë për shkak të golavarazhit. Si Bayern ashtu edhe Dortmund ndodhen ne kuotën e 57 pikëve, por pas 25 javësh kampionat skuadra e Kovac ka realizuar dy gola më shumë se verdhezinjtë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?