Radu Dragusin

Bayern Munich tentoi 'grabitjen', ish-i i Juventusit kalon në Premier League për 25 milionë euro

10 Janar, 12:22| Përditesimi: 10 Janar, 12:23

  • Share

Tottenham ka gjetur akordin për mbrojtësin e Genoas, Radu Dragusin për një tarifë prej rreth 25 milionë euro plus bonuse. Mbrojtësi Djed Spence, i cili sapo është rikthyer te Spurs pas një huazimi të pasuksesshëm te Leeds United, mund t'i bashkohet Genoas në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit si pjesë e marrëveshjes.

Dragusin ka startuar 22 ndeshjet me skuadrën e Serie A këtë sezon. Për 21-vjeçarin rumun ka shfaqur interes edhe Bayern Munich, me bavarezët që tetuan ta 'grabisnin' lojtarin në fund. Dragusin ishte në radhët e Juventusit dhe kaloi kohë në huazim me Genoan përpara se ta bënte lëvizjen e përhershme verën e kaluar për 5 milionë euro.

Tottenham ka qenë në kërkim për një qendërmbrojtës për të mbështetur Cristian Romero dhe Mickey van de Ven, të cilët kanë vuajtur nga lëndimet këtë sezon. Menaxheri i Spurs, Ange Postecoglou ka luajtur me mbrojtësit e krahut Ben Davies dhe Emerson Royal në qendrën e mbrojtjes javët e fundit për të mbuluar lëndimet në prapavijë.

Eric Dier ka qenë gjithashtu i preferuar nga Postecoglou, i cili tha se ata mund të përballojnë humbjen e mbrojtësit dhe Bayern raportohet se është i interesuar për anglezin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?