Tre kampionate elitare në Europë kanë ngritur mbrëmë siparin e sezonit 2021-2022. Në ndeshjen e parë të Bundesligës për këtë edicion kampionët e Bayern Mynih nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Borussia Monchengladbach. Edhe trajneri i ri i bavarezëve Julian Nagelsman debuton me një barazim. Sa i takon shënimit të golave gjithçka ndodhi në pjesën e parë ku Gladbach kaloi e para në avantazh në minutën e 10-të me Plea ndërsa për Bayernin barazoi i zakonshmi Robert Lewandoëski.Sot zbret në fushë Dortmundi që pret Frankfurtin.
Nisje shokuese i ka bërë sezonit të ri në Premier League Arsenali. Londinezët u mposhtën 2-0 në transfertë nga ekipi i sapongjitur në elitën e futbollit anglez Brentford. Vendasit i shënuan Arsenali nga një gol për çdo pjesë me Canos dhe Norgaard.Në ndeshjen e parë në Premier League pas 74 vitesh të mposhtësh Arsenalin për Brentford është një debutim ëndrrash.
Ka ngritur siparin edhe La Liga në Spanjë. Valencia fitoi ndeshjen hapëse 1-0 ndaj Getafes falë një penalltie të kthyer në gol nga Carlos Soler. Në mbrëmje zbret në fushë Real Madrid që luan ndaj Alaves në transfertë./ Përgatiti Andi Kapxhiu