Vetëm katër muaj pas nisjes së ndërtimi të bazës ushtarake të Kuçovës me një investim prej 50 milionë Euro, një projekt ide u feks së fundi nga kryeministri Edi Rama në sytë e Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s Tod Daniel Wolters. Ndërsa të mërkurën e shkuar në qafë i vari medaljen “Ylli i Madh” Rama shfrytëzoi rastin të hedhë jo thjeshtë një ide, por dukshëm një dakordësi që duhet të jetë biseduar doemos më parë: “Në këto kohë të rrezikshme besoj se gjenerali (i pranishëm) mund të mendojë të ketë një bazë detare të NATO-s në Shqipëri”.
Këto fjalë bën xhiron e botës. Ironikisht lajmi në Shqipëri kaloi tangent edhe për shkak se u bë i ditur në një ditë kur futbolli Evropian mori rëndësi speciale teksa në “Air Albania” përgatiteshin të ndesheshin Roma dhe Feyenoord në finalen e “Europa Conference League”. Por çfarë domethënie ka kjo ide e Edi Ramës dhe sa reale është kjo në një situatë që ndodhet Evropa dhe bota pas 100 ditëve luftë në Ukrainë? Çfarë efekti pritet të ketë nëse merret ky vendim dhe çfarë sjell kjo për Shqipërinë?
NJË PARATHËNIE E GJENERALIT AMERIKAN
Gjenerali amerikan Tod Daniel Wolters kishte marrë çdo medalje të mundshme nga shteti nga vjen por edhe nga NATO. Por për të i mungonte pikërisht “Ylli i madh” nga Shqipëria. Teksa bëri një përcaktim për Shqipërinë nuk ka se si mos na mbushë me krenari: “Shqipëria është vëllai i madh në rajonin tonë të NATO-s. Vendet e tjera në rajon ngrihen çdo mëngjes dhe ajo çka bëjnë është të shohin vendin tuaj dhe të dinë se ku do të drejtohen dhe të dinë se çfarë do të bëjnë dhe kjo përgjegjësi është përgjegjësi e jashtëzakonshme”. Cili komb dhe shtet jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë edhe në botë e ka këtë fat dhe privilegj si Shqipëria? Askush! Cili komb ka sigurinë që do ketë mbështetjen dhe mbrojtjen e sigurtë të SHBA? Askush! Cili komb ka garanci për të ardhmen e vet sa shqiptarët dhe Shqipëria? Akush! Dhe përsëri Wolters garancinë nuk e jep me 10 vjet apo me disa dekada, por për plot një shekull teksa shtoi:
“Pra ne do të kemi edhe 100 vjet të tjera edhe më entuziaste sesa 100 vjetët e para të kësaj marrëdhënie shqiptaro-amerikane”. Në fakt parathënia e të gjitha këtyre deklarimeve ishte parë vetëm më shumë se një vit më parë teksa në tokën shqitare u realizua një nga stërvitjet më të mëdha që kishte bërë ndonjëherë NATO në tre dekadat e fundit. Për 35 ditë me radhë në Durrës, nga 4 maji më 9 qershor 2021 u zhvillua stërvitja më e madhe e NATO-s e quajtur “Defender 2021”. Me pjesmarrjen e 26 mijë trupa shumëkombëshe nga 27 vende anëtare të Aleancës, mes tyre 6 mijë ishin amerikanë, terrirtori shqiptar e kthye në një teatër ushtrimesh ushtarake me mjetet më moderne të luftës. Askush nuk kishte parë aq shuëm trupa tokësorë, detarë e ajrorë sëbashku që nga pushtimi nga Italia I Shqipërisë më 7 prill 1939. E gjithë kjo u vlerësua nga ekspertët si stërvitja më e madhe që NATO ka kryer në 30 vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Nuk ishin të paktë ata që e quajtën edhe të kotë këtë stërvitje, por pa mbushur një vit Rusia pushtoi Ukrainën dhe kritikët jo vetëm heshtën por pranuan se pikërisht ajo stërvitje ishte jo vetëm tregim force por edhe garanci për vendet anëtare të NATO-s se si ajo mund të mbrojë veten. Përsëri Wolters nuk harroi ta përmendte këtë garanci gjatë dekorimit: “Kemi anijet më të mira, kemi avionët më të mirë, kemi pajisjet më të mira, kemi softëare më të mira. Kemi planifikuesit më të mirë, planet më të mira, por pa udhëheqjen e jashtëzakonshme njerëzore do të dështonim dhe…ky dështim është i pamundur”.
BAZA E PASHALIMANIT
Nuk ka shqiptar të mos e dijë që në Gjirin e Vlorës ndodhet një nga bazat detare më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin e Mesdheut. Historia e saj e vjetër lidhet që në kohën e Romës ku rrënojat e Orikut tregojnë se anijet e perandorisë së lashtë ishin pikërisht aty pikënisja e sulmeve dhe fushatave që ndërmernin ushtarakët nëpër rruzull. Ndërsa historia moderne është më e theksuar si një pjesë e rëndësishme e historisë së Luftës së Ftohtë. Në vitet ’50-të, si qendra e kampit komunist Bashkimi Sovjetik ishte aleati numër një i Shqipërisë komuniste dhe Baza në Pashaliman ishte tërësisht në duart e tyre. Më 14 maj të vitit 1955 u themelua “Traktati i Ëarshavës” me vendet anëtare të Lindjes komuniste si Bashkimi Sovjetik, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Çekosllovakia, Rumania, Bullgaria por Shqipëria ishte anëtari i tetë. Përballë kishin NATO-n dhe situate në këtë kohë ishte e tillë që lufta e nxehtë brenda Luftës së Ftohtë ishte gjithnjë pranë. Mbi të gjitha Baza e Pashalimanit në Shqipëri mori një rëndësi të veçantë. Sovjetikët sollën në Vlorë 12 nëndetëse dhe kjo bazë ishte e vetmja që kampi komunist nën drejtimin e Bashkimit Sovjetik kishte në Mesdhe. Ishte koha që beteja për të kontrolluar detet ishte beteja për të kontrolluar globin. Por kjo gjendje dhe kjo mënyrë nuk do zgjaste shumë. Në vitin 1961 piruetat e Enver Hoxhës sollën prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe hedhjen në krahët e Kinës. Shqipëria ndërkohë doli nga Traktati i Varshavës dhe vendi i vogël komunist ishte lajmi i parë në të gjithë botën. Edhe sot analistët dhe historianët nuk arrijnë të japin shpjegime shteruese për arsyet e këtij vendimi të Hoxhës por në atë kohë dhe sot cilësohet si një nga vendimet që ndikoi shumë në kampin komunist. Aq e theksuar është kjo saqë në Enciklopedinë amerikane të viteve 70-të fjala “Comunist” shoqërohet me shpjegimin se Shqipëria ishte i pari shtet komunist që u largua nga Traktati i Ëarshavës. Kjo nuk kishte vetëm vlerë politike por edhe ushtarake. Ushtria ruse nisi tërheqjen nga Baza e Pashalimanit. Nga 12 nëndetëse që ishin në këtë Bazë mbetën vetëm 4 prej tyre. Largimi i nga kjo Bazë vlerësohet në fakt edhe fundi e etapës së parë të Luftës së Ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Historia më interesante është ajo e nëndetëses numër 105 e fiksuar edhe një film të realizmit socialist por sot mund të jetë një skenar i denjë për një film në Hollyëood. Ishte pikërisht rëndësisa stradegjike e Bazës së Pashalimanit që e ktheu Shqipërinë në një qendër të zhvillimeve botërore. Me rrëzimin e Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe rrëzimit të komunizmit në Shqipëri një vit më vonë kjo bazë e humbi rëndësinë e saj. Bota nuk kishte më dy kampe kundërshtare dhe Shqipëria nuk kishte më rëndësinë gjeografike. Aq e parëndësishme u bë kjo saqë në trazirat e marsit 1997 kjo bazë u kthye në një varrezë detare. Tre prej nëndetësve u shkatërruan plotësisht dhe u kthyen në skrap. E vetmja që shpëtoi ishte ajo me numrin e paharruar 105, e cila pret edhe tani të kthehet në një muze. I vetmi interes konkret i treguar për Bazën e Pashalimanit ka qenë i qeverisë turke që disa vjet më parë bëri një rikonstruksion kësaj baze dhe duke i dhënë rëndësi edhe në aspektin se jemi dy vende anëtare të NATO-s. Por idea e kryeministrit Rama se ajo mund të bëhej një bazë e NATO-s merr rëndësi të një përmase tjetër. Nëse një ditë do merree ky vendim që ajo të bëhet bazë detare e NATOs- jo vetëm pesha specifike e Shqipërisë në aspektin ushtarak por i gjithë shteti dhe kombit shqiptar do të marrë një vlerë tjetër. Kjo do ishte një diamant në kurorën e këtyre marrëdhënieve jo vetëm për rritjen e sigurisë së vendit tonë por për garancinë se ky bashkëpunim do ekzistojë afatgjatë. Këtu nis edhe frymëzimi i gjeneralit amerikan të NATO-s kur shprehu ato fjalë të bukura për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tashmë Shqipëria është më e sigurtë se kurrë.
SOVRANISTËT QESHARAKË!
Sa qesharakë duken ata që nën kostumin e sovranistit sulmojnë SHBA për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë por që në fakt janë sharës facebook-ianë të rëndomtë ndaj një fuqie që na ka dhënë fuqi si komb jo vetëm të ekzistojmë por edhe të fuqizohemi. Lufta në Ukrainë e ka bërë çdo shtet të ekspozuar nga lufta dhe Shqipëria jonë nuk mund ti shpëtonte kësaj situate. Vendi ynë iu bashkua SHBA-së dhe Bashkimit Evropian duke dënuar pa asnjë ngurim luftën e Rusisë në Ukrainë. Por duhet theksuar se në 110 vjet shtet asnjëherë Shqipëria nuk ka qenë kaq e mbështetur sa në kjëtë situatë. Të qenit anëtare e NATO-s jep detyrimin se nëse sulmohet një vend anëtar, është NATO që në dispozicion të gjithë arsenalin e saj për të mbrojtur këtë anëtar, megjithatë me Bazën Ushtarake të Kuçovës dhe nëse realizohet idea e krijimit të Bazës Detare në Pashaliman, Shqipëria merr një benefit që kurrë nuk e ka patur më parë dhe do ta lakmonte çdo vend tjetër i NATO-s. Instalimi i dy bazave në Shqipëri do ishte një shkallë shumë më e lartë e kësaj sigurie. Dhe kjo vjen jo se ne bëjmë politikë të madhe të jashtme, por sepse kemi për aleat strategjik një shtet si SHBA që na mbështet prej 100 vjetësh dhe do ta bëjë këtë edhe 100 vjet të tjera. Pashalimani është një provë e pakundërshtueshme.
Ore mirë e keni dhe ju,dhe ai gjenerali,po pyesni njëherë atë Bushatin e shokut Hisni se po nuk qe dakord ai nuk blehet ajo punë,prandaj kujdes se mezalla po ju cënu sovraniteti atij dhe atij të viçidolit kot e keni ju dhe gjenerali në gjyq do përfundoni .
PërgjigjuMos harroni Shkullakun,ju lutem!