Pasi u la afat 2 javë për të mbledhur propozime për kandidatët për deputetë, degët e Partisë Demokratike kanë nisur t’i dërgojnë kryedemokratit ‘listat e dëshirave’.
Në zyrën e Lulzim Bashës tashmë kanë mbërritur propozimet e disa degëve, të cilat pasi të mbledhë edhe emra mes shoqërisë civile do t’u besojë ose jo kandidimin përballë forcave të tjera: Rithemelimit me të cilët është tashmë në divorc politik e PS që thuajse nuk e konsideron fuqinë elektorale të PD zyrtare.
Alfrida Marku, kryetarja e PD së Lezhës thotë se dega e saj i ka dërguar rreth 25 emra, për qarkun që me ndarjen aktuale, prodhon 7 mandate.
Baza kërkon individë të pastër dhe me integritet thotë Marku.
Ndër emrat kryesorë të propozuar nga baza e PD në Lezhë është vetë kryetarja Marku apo edhe Preç Zogaj.
Vetë Lulzim Basha po kërkon edhe rryma të tjera veç emrave politikë. Të hënën ai publikoi një videomesazh, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të propozuar kandidatë për deputetë, që vijnë nga shoqëria civile.
Pasi shkeli afatin e parë të marsit, Basha i ka vendosur vetes një afat të ri, atë të fillim majit për të nxjerrë kandidatët për deputetët nën logon zyrtare të PD-së duke zeruar shanset për bashkimin në një listë me Rithemelimin.
Ato qe jane aty dmth
Përgjigju