Arjan Ndoja

Baze: Ata që duan të mos gjendet kush qëlloi mbi prokurorin

1 Nëntor 2019, 21:33| Përditesimi: 1 Nëntor 2019, 21:38

  • Share

Prokurori Arjan Ndoj duket se ka qenë shënjestra e një sulmi me armë, ndërkohë që ka qenë i shoqëruar në makinën e tij nga njerëz me precedentë penalë. Për fat të mire, ende nuk ka viktima në rrezik për jetën, por ka një debat kanibalesk rreth atentatit, për shkak të politikës.

Prokurori në fjalë ka qenë lakuar në një fjalim të kryeministrit Edi Rama, pa ja përmendur emrin, si një njeriu i lidhur me njerëz të inkriminuar në qytetin e Durrësit, pas një vendimi të prokurorit, që Rama, dhe më pas Braçe, e konsideruan abuziv, ndaj një zyrtari lokal të hipotekave në Durrës.

Kaq ka mjaftuar që askush të mos flasë më për krimin dhe autorët e tij, por të fyejnë dhe mbrojnë pa shkak viktimën.

Së pari, duhet thënë se sot nuk është rasti  që sulmi i kryeministrit ndaj lidhjes së prokurorit me njerëz të inkriminuar të konsiderohet gabim, pasi sot është provuar ajo që ai ka thënë.

Personat që u gjendën me të në makinë dhe që për fat janë gjallë, janë pikërisht ashtu siç i ka përshkruar kryeministri.

Gabim ndoshta ishte atë ditë që e tha, pasi nuk e shoqëroi me prova, por me shantazhe për fakte që i dinte.

Sot provat janë me Ramën, por ato prova janë arsye për të rrezikuar karrierën e prokurorit, por jo jetën e tij.

Debati real sot është kush ka qëlluar mbi prokurorin. Në këtë pikë, kushdo që di diçka mund ta thotë dhe të ndihmojë drejtësinë.

Por deri tani ka së paku dy qëndrime zyrtare të opozitës, që po përpiqen të fshehin vrasësit.

Është qëndrimi zyrtar i Sali Berishës dhe LSI, të cilët mezi kanë pritur të ripublikojnë fjalimin e Edi Ramës në Kuvend, dhe ta konsiderojnë atë vrasës.

Kjo nuk është se i prish ndonjë punë Edi Ramës, por tregon se sa shumë është i interesuar Sali Berisha dhe opozita që të mos gjenden vrasësit e vërtetë.

Vrasja ka një pistë reale dhe vrasës realë, që duhen gjetur dhe çuar para drejtësisë, dhe për këtë duket se ka një mobilizim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë.

Por me sa duket opozita jonë qenka e vetmja që nuk i intereson vrasësi i vërtetë, ose ata që qëlluan mbi prokurorin. Ata janë gati të sulmojnë çdokënd që gjen vrasësin apo heton atë, pasi iu duhet vrasës Edi Rama.

Kjo natyrisht nuk duhet ta ndalë Prokurorinë dhe Policinë të gjejnë vrasësit e vërtetë, por dëshira e Berishës që vrasësit të mos gjenden, të shurdhon veshët  në gulçimat e tij.

Ka një jetë të tërë që e bën këtë gjë. Nuk i duhen kurrë vrasësit e vërtetë. I duhet të jetë “vrasës” kundërshtari.

Kështu i duhej Fatos Nano ndërkohë që u vra Azem Hajdari para syve të tij. Pastaj u bë vëlla me të dhe kurrë nuk ja zuri në gojë.

Kështu i duhej “vrasës” Edi Rama më 21 janar, deri sa u provua që i vrau vetë katër qytetarët dhe më pas filloi të mburrej për këtë.

Kështu i duhet “vrasës” edhe sot Edi Rama. Dhe seç kam një frikë që e ka të vetin vrasësin e vërtetë./ Tema

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • liqiii: 04/11/2019 10:36

    e megjithate boll u lodhet me me c ka qene, tani turpi me i madh eshte kjo kpk hajdute qe konfirmon keta halabake te tipit karstriot selita, donika prela, artur malaj qe e qeroi amerika pasi vetinleshi e beri te ndershem, hajdarmatajt e berishes xhin trap xhonit qe si vjen radha kurre, alaudin hale malaj me 5 mil euro deklaruar... ndersa populli dergjet per buken e gojes, ne rastin me te mire ka 1 shtepi duke e rrjepur banka per kredine. Keta i ke me minimalisht 3-4 shtepi te deklaruara, ndersa sera e te lartpermendurve mil euro.

    Përgjigju
  • salehu: 04/11/2019 10:14

    e megjithate boll u lodhet me me c ka qene, tani turpi me i madh eshte kjo kpk hajdute qe konfirmon keta halabake te tipit karstriot selita, donika prela, artur malaj qe e qeroi amerika pasi vetinleshi e beri te ndershem, hajdarmatajt e berishes xhin trap xhonit qe si vjen radha kurre, alaudin hale malaj me 5 mil euro deklaruar... ndersa populli dergjet per buken e gojes, ne rastin me te mire ka 1 shtepi duke e rrjepur banka per kredine. Keta i ke me minimalisht 3-4 shtepi te deklaruara, ndersa sera e te lartpermendurve mil euro.

    Përgjigju
  • Juana: 02/11/2019 02:58

    Je shume i sakte mero,,,ky prokurori paska qene nje maskara ordiner,,,qe mbante ne makine njerez me precedente penale,,,ky prokuror duhet te arrestohet menjehere,,,sepse nuk mund te rrije prokurori me kriminele,,,nuk ndodh ne asnje vend te botes,,,sa per saliun dhe megafonin e tij as na intereson fare,,,i dime se cfare plehrash ka mbledhur PD...,,le te lehin si qeni henes....

    Përgjigju
  • Rea: 01/11/2019 22:36

    Ate friken qe vrasesin e ka te vetin e kemi te gjithe. Sepse ne momentin qe del e çirret per dike qe eshte vrases, gjithmone ka qene vete porositesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?