Baze: Lulzim Basha ka shpëtuar si i 'pandehur', por jo si politikan

13 Janar 2020, 20:01| Përditesimi: 13 Janar 2020, 20:02

  • Share

Shikoj një lloj gëzimi në Partinë Demokratike për atë që ndodhi sot në Gjykatën e Tiranës ndaj Lulzim Bashës.  Një trupë gjykues në Tiranë, pushoi një çështje penale në ngarkim të Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të lartë të Partisë Demokratike, lidhur me pagesën e pajustifikuar ligjërisht për 650 mijë dollarë në emër të Partisë Demokratike, për lobistin amerikan Nick Muzin.

Ky i fundit i ka deklaruar ato zyrtarisht, si para të ardhura për llogari të Partisë Demokratike në Shqipëri nga një kompani me pronarë rus.

Gjyqtari Lazër Sallaku, i cili është transferuar në Tiranë nga Lezha në kohën që ministër Drejtësie ishte Eduard Halimi, sot i pranishëm në sallë si avokat, injoroi kërkesën e prokurores Ymeraj për parregullsi, duke deklaruar se “fakti nuk ekziston”, pak a shumë siç u tha në vendimin e Gjykatës së Lartë për kasetën e Ilir Metës.

Deklaratat triumfaliste të disa ish- zyrtarëve të lartë të PD, por dhe të këtyre që vazhdojnë të jenë aty, përpiqen të krijojnë idenë se edhe Lulzim Basha mund të fitojë ndonjë betejë. Ja përshembull këtë gjyqin e fitoi.

Nuk arritën ta dënonin vërtet. Pak a shumë ky është konteksti i gëzimit të tyre për vendimin e gjyqit.

Nga pikëpmaja politike është një vendim në kohën e gabuar për t’u quajtur triumf për Lulzim Bashën.

Edhe pse ai është një vendim i marrë politikisht nga klientela e PD në gjyqësorin shqiptar, ajo nuk i bën asnjë nder Lulzim Bashës dhe nuk i jep asnjë pikë në opinionin publik.

Gjysma e atyre që janë zemërthyer me Lulzim Bashën, mendojnë se e ka falur Edi Rama, dhe gjysma tjetër mendojnë se e ka blerë vendimin me influencën që ka në gjyqësor, duke rritur mosbesimin tek drejtësia shqiptare dhe pandëshkueshmëria e politikës.

Politikisht Luzlm Basha do të kishte fituar sikur të përballej në gjykatë me akuzat, të përballej me dëshmitë ende të pambëritura të lobistit Nick Muzin, që ka deklaruar se i ka marrë këto para nga PD, dhe pastaj të përballonte çdo lloj vendimi.

Mbështetësit e Luzlim Bashës do ta donin më shumë nëse ai përballej me drejtësinë dhe dënohej, se sa kështu, duke e mbyllur me procedurë lapsusesh të qëllimshme, nga Prokuroria deri në Gjykatë.

Kështu ka shpëtuar i pandehuri Lulzim Basha, por ka humbur kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai është shpëtuar, por nuk është gjykuar.

Nga pikëpamja ligjore, Luzlim Basha ka problem me dëshmitarin kryesor të kësaj akuze, që është Nick Muzin.

Ai ka deklaruar në sistemin e taksave të SHBA se ka marrë 650 mijë dollarë për llogari të një pune që ka bërë për Partinë Demokratike, në një kontratë firmosur nga Lulzim Basha.

Çështja u bë e ndjeshme pasi doli që paratë i kishin paguar formalisht dy biznesmenë rusë, por kjo mund të jetë dhe trill i Nick Muzin për të fshehur paratë cash që mund t’i ketë çuar Lulzim  Basha.

Nëse Basha do ishte i ndershëm dhe pa njollë në këtë histori, do ngrinte padi ndaj Nick Muzinit, që ka deklaruar se ka marrë 650 mijë dollarë nga PD.

Kjo akuzë ishte shenjë se Basha ishte i lirë të përballej me mashtrimin e bërë në emër të tij. Basha as emrin nuk ja zë dot Nick Muzin.

Kjo e tregon atë një udhëheqës peng tek një lobist amerikan, i cili dhe nëse ka shpikur rusë në këtë hsitori, nuk ka shpikur 650 mijë dollarët, se ato i ka në llogari.

Nick Muzin është nën hetim për këtë çështje dhe një ditë dëshmitë e tij do të mbërrijnë në Tiranë. Kjo mund të bëjë që çështja të rihapet, dhe Basha të ripërballet me drejtësinë, në kushte të tjera.

Por kjo përballje, do ta nxjerrë para demokratëve jo si një lider të pastër, por si një lider peng në duar të njerëzve të penduar të drejtësisë.

Por ajo që shikoj si problem për PD në këtë histori, nuk është as ana politike dhe as ana juridike e skandalit të parave të paguara nga rusët në emër të PD.

Skandali këtu është tek skaneri që i bën ky proces gjyqësor, mënyrës se si funskionon Partia Demokratike.

Një demokrat i zakonshëm, nga kjo histori kupton se në partinë e tij, paguhen qindra mijëra dollarë në rrugë ilegale nga kryetari i saj, pa vendim Kryesie të PD, pas një praktike korrekte transparente të autorizimit të pagesës nga kontabiliteti i PD, dhe pa asnjë dijeni as të zyrtarëve të tjerë të lartë të PD.

Në një farë mënyre ky urdhër pagese, zbulon një parti të paligjshme, një institucion që është burim korrupsioni, pastrim parash dhe që turpëron një kauzë të tërë politike.

Në vitin 2005, kur PD pagoi për herë të parë një kompani lobimi ndërkombëtare, BG&R, pagesa formale ishte 500 mijë dollarë, kurse pagesa informale ju dha “cash” nga një lob lojërash fati.

Por pagesa formale, u justifikua si një honorar për një periudhë 2- vjeçare, që u justifikua me letra si kontribute të 25 degëve të rretheve të Partisë Demokratike me nga 20 mijë dollarë secila. Pra një kujdes për të bërë letrat në rregull, ka ekzistuar.

Degradimi i akteve financiare në një parti të madhe, si akte personale të kryetarit, janë keqpërdorimi më i pashpirt që mund t’i bësh një partie të madhe, që pretendon të vijë në pushtet për të luftuar korrupsionin, duke vepruar si Al Capone.

Mjafton ky veprim financiar i Lulzim Bashës, për të mos të të bindur kurrë, që t’i besosh atij pushtet dhe para. Ndaj kur i shikoj që gëzojnë se Lulzim Basha shpëtoi nga gjykimi, nuk e kuptoj ata nga çfarë kanë shpëtuar.

Ata kanë nevojë për dikë që i fiton betejat, dhe jo për dikë që shpëton prej betejave./ tema

Komento

Komente

  • O tej: 14/01/2020 18:40

    Nuk ja faj shakngjituri Lule se po u denua e di cfar hek ai prej te burgosurve ja nxjerrin syte kokerrdhok

    Përgjigju
  • Arifi: 14/01/2020 00:54

    O MERO MOS E KI MERAK TE DEMASKOSH KETE PARTI PALACOSH E KRIMINELESH,,,POPULLI I NJEH KETA PLEHRAT E PD SHUME MIRE,,PRANDAJ I HODHI DHE DO I HEDHE PERHERE NE KOSHIN E PLEHRAVE......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?